eSportsKosova - Gaming Community
Apple dhe FBI po hetojnë çështjen e fotografive të hakuara - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Apple dhe FBI po hetojnë çështjen e fotografive të hakuara (/thread-48271.html)



Apple dhe FBI po hetojnë çështjen e fotografive të hakuara - MARCIAL - 06-27-2024

Apple së bashku me FBI janë duke hetuar vjedhjen masive të fotove nudo ne iCloud

[Image: 978x.jpg]

Kompania Apple dhe FBI kanë hapur urgjentisht hetimet pas vjedhjes së fotove nudo të vipave përmes llogarive të tyre në iCloud (që supozohej të ishte mjaft i sigurt.).

Këto foto janë përhapur kudo në rrjetet sociale duke provuar dhe njëherë thënien se privatësia e askujt nuk është e mbrojtur. Në këto foto paraqiten yjet e ekranit, si Jennifer Lawrence dhe Kate Upton, të zhveshura.Kjo vjedhje e dëmtoi shumë imazhin e gjigandit në Kaliforni të quajtur Apple.

FBI i është bashkuar hetimeve. Një zëdhënës i këtij departamenti tha se FBI është në dijeni të kësaj gjendje të papranueshme dhe po bën përpjekje serioze për të zbuluar autorët e kësaj ngjarje. Shumë prej viktimave janë shprehur se do të ndërmarrin veprime ligjore për këtë shkelje të privatësisë.

Twitter, një nga rrjetet sociale ku janë publikuar këto foto, ka bllokuar disa llogari që kanë shpërndarë këto imazhe. Ekspertët kane këshilluar përdoruesit ti ruajnë fotot në mënyrë të sigurt duke përdorur enkriptim të avancuar dhe dy fjalëkalime.

Quote:Thuhet se shumica e këtyre fotove janë siguruar nga piratët kibernetikë duke hyrë në llogaritë iCloud të personazheve të famshëm. Siç edhe mund ta dini, iCloud i merr automatikisht fotot që keni në telefonin tuaj. Edhe nëse i fshini këto foto në pajisje, ata nuk do të fshihen plotësisht kur ruhen me shërbimin iCloud.

Nëse piratët kibernetikë nuk do të kishin qasje në serverat e shërbimit iCloud, kjo ngjarje nuk do të ndodhte. Apple po heton çështjen, dhe në një deklaratë të dhënë për Recode kompania pohoi: “Ne e marrim shumë seriozisht privatësinë e përdoruesit dhe po hetojmë në mënyrë aktive për zbardhjen e kësaj çështjeje.”

Të gjithë përdoruesit e shërbimit iCloud duhet të bëjnë kujdes kur ngarkojnë dhe ruajnë informacione dhe foto personale në te, edhe pse mund të thonë që është shumë i sigurt.

(PCWorld Albanian)