Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1160 online users.
» 0 Member(s) | 1156 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  Fëmija me 2 penise!
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:20 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

Ne Heijan, Kine, nje femije ka lindur me dy penise. Penisi i dyte ndodhet ne kurriz. Megjithese doktoret thone se ky eshte nje rast i veçante, ky eshte rasti i nente i tille. Femija eshte marre ne sallen e operacionit menjehere. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  Interneti dëshmohet i mirë për punën e trurit
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:19 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Personat e moshës mesatare dhe ata të shtyrë në moshë do të duhej të përdornin internetin më shumë, sepse në këtë mënyrë rritet puna e trurit dhe eviton ngadalësimin e tij në moshë më të vonshme, kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se shfletimi i faqeve të internetit stimulon qelizat në tru të cilat janë përgjegjëse për proceset e marrjes së vendimeve dhe kuptimin e gjërave të komplikuara. Ata vlerësojnë se në këtë mënyrë mund të ndalet edhe procesi i ngadalësimit të punës së trurit dhe ndryshimet e tij fiziologjike, të cilat shfaqën në moshën e pleqërisë së shtyrë.

Me pjekjen e trurit, ndodhin shumë ndryshime fiziologjike, të cilat përfshijnë edhe zvogëlimin e madhësisë si dhe zvogëlimin e aktiviteteve në qeliza, e krejt kjo mund të ndikojë në efektshmërinë e tij. Shkencëtarët me këtë studim, siç pohojnë edhe vet, shfletimi i internetit, nëse asgjë tjetër, së paku do të shtonte listën e gjërave të cilat ndihmojnë në mbajtjen e trurit aktiv.

"Kërkimi i faqeve të internetit krijon një aktivitet kompleks të trurit, i cili mund të shërbejë si ushtrim dhe përmirësim i punës së trurit", ka konkluduar udhëheqësi i hulumtimit, profesori Gary Small. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  24 organizatat mafioze më të rrezikshme
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:17 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

“COSA NOSTRA” italiane
Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili. Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.

“CAMORRA”
Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore e veprimtarisë së saj është trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.

“NDRANGETA”
Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.

“SACRA CORONA UNITA”
Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.

“STIDDA”
Organizata “Stidda” është themeluar në Sicili, por nuk ka asgjë të përbashkët me “Cosa Nostra”-n siciliane. Ngjason më shumë me “Sacra Corona Unita” me qendër në Pulia. Anëtarët e saj nuk janë vetëm italianë, por edhe shqiptarë, afrikanë dhe aziatikë. Madje janë të anëtarësuar edhe rusë. Merret kryesisht me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, trafik armësh dhe deri diku me pastrim parash. Anëtarët e kësaj organizate kanë kryer disa vrasje, të cilat nuk kanë pasur bujën e vrasjeve të organizuara nga “Cosa Nostra”, “Camorra” apo “Sacra Corona Unita”. Është një organizim mjaft i ri dhe i veçantë i mafies italiane, për të mos thënë organizimi më i ri.

“ORGANIZATSYA”
Kjo organizatë, e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në 3 nivele: Grupe të vogla të përbëra nga 10 deri në 15 persona, të pavarur në mënyrë direkte nga krerët e mafies, brigadat e mëdha që përbëhen nga 200 deri në 300 persona, të cilët drejtojnë grupet e vogla dhe të ashtuquajturit “vjedhësit e ligjit”, që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë se shumica janë avokatë, mjekë, inxhinierë dhe politikanë, ata janë të aftë të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike. Mafia ruse merret më shumë me trafik droge dhe armësh.

“NEOMENKLATURNAJA”
Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist (1986-1992) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj, nëpërmjet një veprimtarie bashkëpunimi për përvetësimin e burimeve financiare, shpesh në bashkëpunim me mafien e organizuar edhe jashtë Rusisë.

“YAKUTSA”
Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave. Riti tjetër i organizatës mafioze japonezë “Yakutsa” është Yubitsume, e cila ka të bëjë me prerjen e gjymtyrëve të ndryshme të trupit. Në të tre këto ceremoni protagonistët janë oyabun, (kapo), kobun, (vartësit).

“COSA NOSTRA” amerikane
U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve.

“SOLMCEVO”
Është një organizatë mafioze ruso-aziatike, e cila funksionon kryesisht në Hungari, Republikën Çeke, Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael, por edhe në shumë vende të tjera të Azisë së Jugut. Është një organizatë që për nga ashpërsia konkurron me “Cosa Nostra”-n dhe “Camorra”-n. Merret kryesisht me trafik armësh, qeniesh njerëzore dhe droge. Kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë i specializuar në trafikun e heroinës që vjen nga “Trekëndëshi i Artë” (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga “Gjysmëhëna e Artë” (Pakistan-Afganistan-Iran) dhe për shpërndarjen vijuese në vendet e ish-BS-së, Evropës dhe SHBA-së.

“MOGILEVIC”
Organizata “Mogilevic” është grupimi më i fortë i mafies në Hungari, Budapesti është baza operative e kësaj organizate. Rrjeti i saj është i shtrirë në Ukrainë, Republikën Çeke, Izrael, SHBA, Karaibe, etj. Kjo organizatë mafioze, e cila ka ndikim ruso-aziatik ka perfeksionuar metodat për riciklimin e kapitaleve të paligjshme dhe është në avangardë në përdorimin e transportit të naftës, metaleve joferrikë dhe materialeve strategjike, në operacionet për pastrimin e parave “të pista”, jo vetëm të tyre, por edhe të organizatave të mëdha kriminale ndërkombëtare.

“IVAN KOV”
Është një organizatë tipike mafioze ruse, por që funksionon më tepër jashtë kufijve të Rusisë, madje shumë larg. Organizata “Ivan Kov” e ka shtrirë rrjetin e saj kryesisht në SHBA dhe Karaibe. Kjo organizatë ka instaluar baza operative për trafikimin e heroinës nga Hong Kongu, Singapori dhe Bangkoku, ku bashkëpunon me “Triadë”-n kineze. Heroina transportohet nëpërmjet ajrit nëpër Lindjen e Largët, në Azinë Qendrore dhe kështu, me tokë, përmes Pakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe, vijon në Moskë, San Peterburg, nga ku malli niset me maune për në Evropën Perëndimore dhe me avion në SHBA.

“XXI SECOLO”
Është një organizatë mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje të forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Kjo organizatë vazhdon të shtrijë praninë e saj ende jashtë kufijve të Federatës Ruse, madje edhe jashtë kufijve të vetë CSI-së, në tregun e ligjshëm dhe të zi të rajoneve të ndryshme të botës, Evropë Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Evropë Perëndimore, SHBA, Afrikë, Amerikë Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afërt dhe e Largët. Kriminaliteti i kësaj organizate është tashmë në gjendje të konkurrojë ose të bashkëpunojë në barazi të plotë me organizatat kriminale ndërkombëtare më të fuqishme.

“CERNOJ”
Është organizata mafioze ruse më e frikshme e gjithë Evropës. Ajo funksionon në Britaninë e Madhe, Zvicër, Izrael, Montekarlo e deri në SHBA. Trafiku i fëmijëve është specialiteti i kësaj organizate, por jo më pak janë edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe shërbimi i fshehtë gjerman thotë se ka të dhëna se organet e fëmijëve lypsarë të vrarë nga mafia ruse janë dërguar me
dokumente të falsifikuara në klinikat e vendeve perëndimore për t’u përdorur për transplant organesh. Ky është specialiteti, por jo më pak i rëndësishëm është trafiku i armëve dhe drogës.

“TRIAD”
Në shqip do të thotë treshe, është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Por megjithëse kjo organizatë ka shekuj që është krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur në vitin 1911, kur është kryer edhe vrasja e parë nga anëtarët e saj. Është po aq e frikshme sa mafia perëndimore.

“CARTEL”
Është cilësuar si organizata më e fuqishme në trafikun e kokainës. Kjo organizatë mafioze është formuar në vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell në Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane janë rrjeti më i fuqishëm i transportit të kokainës jugamerikane, të destinuar për tregun evropian dhe atë të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilin SHBA shërben si pikë tranziti. Kohët e fundit është vënë re se me këtë organizatë të fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike. Ndërsa deri dje Kolumbia ishte prodhuesja numër një e substancave narkotike, tashmë po konkurrohet nga Rusia.

“IZMAJLOVO”
Në mafien ruse nuk mungojnë shembujt të lidhjes së ngushtë ndërmjet pushtetit politik dhe strukturave mafioze, të zbuluara nga hetimet ligjore. I tillë është rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, i akuzuar se ka favorizuar shoqërinë e naftës “Balkan Trading”. Do të mund të përmendej edhe lidhjet ndërmjet ish-zv.kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal “Izmajlovo” dhe me vëllezërit Cernoj (me të cilët Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish-shef i Shërbimit të Sigurimit Presidencial, tashmë të cituarin Fondacioni Kombëtar i Sportit.

“MAZUTKINO”
Është një organizatë ruso-aziatike që merret kryesisht me trafikun e armëve, drogës, gurëve të çmuar dhe qenieve njerëzore. Rrjeti i saj është i shtrirë në Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicër, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktorët konkurrues dhe frenues të mafies ruso-aziatike, si një nga protagonistët kryesor në tregun e heroinës është ekspansioni galopant i kultivimit të bimës së hashashit në vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore (vlerësohet se në këtë zonë, kryesisht në Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milionë hektarë të mbjella me hashash, që kontrollohet nga organizatat mafioze lokale).

"RUDAJ"
Aleks Rudaj është kreu i një bande shqiptare që jeto në Bronx të New Yorkut. Banda e tij njihej sidomos në fushën e manipulimit të basteve. Banda u krijua rreth vitit 1993 dhe fuqia e saj arrin kulmin në fillimin e viteve 2000. Sipas hetuesve amerikanë, veprimtaria e tyre ka filluar në distriktin e Bronxit dhe më pas është zgjeruar edhe në të tjerët. Një nga karakteristikat e kësaj organizate, ishte fakti që ajo ishte e dhunshme. Sipas hetuesve, ajo arriti të pushtonte disa zona dhe t´i vinte ato nën kontroll, vetëm në saj të dhunës që ushtronte ndaj personave që ngrinin kokë kundër saj.

FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA
U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së. Investigimi dyvjeçar i federalëve konkluduan se anëtarësimi i saj është gjithëpërfshirës. Banda ka marr goditjen e saj më të madhe në vitin 2005, ku gjatë një aksioni të DEA (strukturë policore amerikane) u arrestuan 30 persona që dyshohej të ishin pjesë e “Familjes së Mafias së Zezë”, si dhe një sasi prej 9.5 kilogramë heroinë, dhe 10 milionë dollarë.

“MAFIA E ZEZË”, FILADELFIA
Në vitet 1980 disa të rinj të afërm me njëri-tjetrin krijojnë grupin “Mafia e të rinjve zezakë”. Ajo kontrollonte gangsterët xhamajkanë, të cilët kishin kontrollin e trafikut të kokainës në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësoj si më të vjetrit, ata ishin tmerrësisht të dhunshëm dhe të mësuar me frikësimin e dëshmitarëve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aaron Jones ka vdekur në Pensilvani. Pjesa tjetër që ngeli e “Mafias së zezë” shpesh bashkëpunonte me mafian italiane të Filadelfias. Kryesisht mafiat amerikane kanë qenë të dhunshme dhe fusha kryesore ku vepronin ishte pikërisht trafiku i drogës.

MAFIA TURKE
Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetëm tetë vjet më parë në Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterë. Kontrolli i mafias turke arrinte deri në lindjen e mesme, dhe disa herë edhe deri në vendet aziatike.

“HARLEM”
Shumë pak dihet për bandën e famshme të Harlemit, që operonte në New York. Pothuajse e gjithë organizata kriminale e Harlemti gjatë kohës së depresionit të madh, kontrollohej nga italianët, çifutët dhe gangsterët irlandezë. Ata patën lirinë për shkak të gjendjes ekonomike të krijuar në ato vite. Aktiviteti i saj ishte në kumar, prostitucion dhe drogë. Harlemi ishte një lagje e New Yourkut, dhe në atë periudhë ka qenë ndoshta më aktivja, kudo në rrugë gjeje gangstera, të cilët kishin vendosur ngado rregullat e tyre. Harlemi pati rëndësinë e vetë në kohën kur u krijua, dhe kumari ka qenë aktiviteti i saj më i shpeshtë.

“MAFIA IRLANDEZE”
Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme. Origjina e saj ishte në lagjen amerikanë të irlandezëve, dhe më pas banda irlandeze u përhap në të gjitha qytetet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Boston, New Yorl, Çikago, New Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirë edhe në Kanada e quajtur si banda e vdekjes së Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze përfshin edhe qytetet e Irlandës, Anglisë dhe Skocisë. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  Burri më i shëndoshë i botës martohet
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:16 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Burri më i shëndoshë në botë do të martohet. Dhe sic ndodh shpesh në një martesë, gruaja shumëkërkuese e ka vënë në një dietë të fortë.
Meksikani Manuel Uribe, fituesi i Guinnes në 2007-tën, tha se para dasmës kishte humbur gjysmën e peshës së tij, ku peshonte 570 dhe shkoi në 340 kg, pra humbi 230 kile.

"Gjithësesi do të jetë një martesë me peshë", tha duke bërë shaka 42 vjecari, "por banketi do të jëtë me siguri shumë më i lehtë".

Burri do të martohet më një vejushe me të cilën ka dy vjet që eshte i fejuar. Cermonia e martesës do të ndiqet drejtëpërdrejtë përmes mediave nacionale dhe internacionale që i kanë ofruar çiftit edhe një tortë për 400 të ftuar. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  105 vjeçe! E virgjër!
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:15 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Britanikja 105 vjeçe: Jam e virgjër, ky është sekreti im i jetëgjatësisë

E virgjëra më e vjetër në Angli, e cila këtë fundjavë feston ditëlindjen e saj të 105- të, thotë se një jetë pa seks, është sekreti i jetëgjatësisë së saj. Që në moshën 12 vjeçare, ajo kuptoi se do të ngelej beqare dhe duke ditur këtë Clara Meadmore hoqi dorë nga jeta në çift dhe u përqendrua vetëm tek puna.

Ajo nuk ka bërë kurrë seks në jetën e saj, sepse ka qenë ‘shumë e zënë” për të pasur një lidhje intime, e cila i dukej më tepër si një “pengesë”.

Sot, në moshën 105 vjeçare, sekretarja e dalë në pension thotë se në vitet 1920 - ’30, seksi nënkuptonte martesën, pra seks mund të bëje vetëm me dikë që ishe martuar dhe ajo nuk e pranonte këtë ide.

“Njerëzit më kanë pyetur se mos vallë jam homoseksuale dhe përgjigja është jo, thjesht kurrë nuk kam qenë e interesuar, ose kurrë nuk më ka pëlqyer që të bëj seks - thotë Klara për tabloidin anglez “The Sun” që ka botuar dje historinë e saj jo të zakonshme.

“Mendoj se jeta seksuale të sjell shumë telashe dhe unë kam qenë gjithmonë e ngarkuar me punë të tjera. Kurrë nuk kam pasur të dashur dhe asnjëherë nuk e kam vrarë mendjen për të pasur një lidhje. Në kohën time, një vajzë mund të kryente marrëdhënie vetëm kur martohej dhe unë nuk u martova asnjëherë. Gjithmonë kam pasur marrëdhënie platonike me burrat, por asnjëherë nuk kam ndier nevojën për diçka më tepër se aq, apo për t’u martuar. Në moshën 12-vjeçare vendosa për të mos u martuar dhe asnjëherë nuk e mendova këtë gjë për së dyti”.

Por Clara nuk ishte vajzë që nuk kishte pasur kurrë propozime për martesë dhe megjithëse kishte plot “oferta” ajo i refuzoi.

“ Jam rritur në një kohë kur vajzat e vogla duhet të shikoheshin dhe jo të dëgjoheshin, kështu që m’u desh të mësoja se si të luftoja për veten time dhe se si të fitoja jetesën time - thotë ajo. Disa meshkujve nuk u pëlqen kjo iniciativë tek një femër dhe nuk u desh shumë kohë për të kuptuar që më kishte kaluar mosha për t’u martuar”.

Në vend qëtë kërkonte një burrë, Clara iu përkushtua leximit, kopshtarisë, shëtitjeve, gatimit dhe dëgjimit të stacionit të saj radiofonik të preferuar. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  Kine, shtatzene per 60 vjet!
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:14 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Doktoret zbuluan se shkaku i shqetesimeve te nje 92-vjecareje per dhimbje stomaku, ishte femija i palindur kurre, te cilin e kishte mbajtur ne trupin e saj per me shume se 60 vjet. E moshuara kineze, shume vjet me pare kishte mbetur shtatzene, por femija kishte vdekur pa lindur ende. Doktoret i kerkuan ne ate kohe nje shifer per 100 paundesh per ta hequr ate, por gruaja u largua pa iu nenshtruar nderhyrjes.

"Ishte nje shume e madhe per mua ne ate kohe. Shifra ishte stratosferike per familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjecarja.

Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh per dhimbje stomaku dhe u shtrua ne spital per te bere nje skaner.

"Nuk arritja t'u besoja syve. Gruaja 92-vjecare kishte nje femije ne barkun e saj", tha doktori qe vizitoi pacienten.

Ai shtoi se ka me shume se 40 vjet qe punon ne kete profesion, po ky ishte rasti i pare i ketij lloji qe kishte hasur ndonjehere.

Tani mjeket, me ane te testeve, po shohin nese Huang ka nevoje per nje operacion per te hequr femijen e saj, kurre te palindur.

Por mjeket jane te cuditur me faktin se si nje krijese e vdekur ka qendruar kaq gjate nje trupin e nje gruaje pa shkaktuar asnje problem tek ajo. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  Shtatë mrekullitë e mesjetës
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:13 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Shtatë mrekullitë e mesjetës

[Image: StonehengeDM3004_468x299.jpg]

1. Stonehenge (Gure pezull) Eshte nje monument parahistorik, i cili perbehet nga nje grumbull guresh pingule te vendosur ne menyre te tille qe te ngjajne me nje rreth te madh. Eshte nje ndertim i cili ndodhet ne Angli.
2. Koloseumi, Eshte amfiteatri me permasa gjigante i cili ndodhet ne zemer te qytetit te Romes. Amfiteatri ne fjale konsiderohet si nje nder ndertesat me te medha qe u ndertuan gjate Perandorise Romake, nen udheheqjen ee atehereshme te perandorit Titus.
3. Katakombet e Kom el Shoqafa
4. Muri i madh Kinez, Muri i madh Kinez u ndertua gjate periudhes se Dinastise se Cin-it. Ky mur rezultoi si bashkim i mureve qe ekzistonin me pare nga zona te tjera. Urdherin per ndertimin e murit gjigand e dha perandori Cin Si Huang-ti, ne shekullin e trete para lindjes se krishtit. Qellimi kryesor i ndertimit te murit ishte pengesa e pushtimeve ndaj zonave te Kines. Pas perfundimit, muri kishte nje gjatesi prej rreth 6.000 km dhe 8 m lartesi.
5. Kulla e Porcelante e Nanjingut
6. Agia Sofia, Konsiderohet si nje nder tempujt me te rendesishem te te gjitha epokave dhe nje nder mrekullite madhore te arkitektures, dizanjimi i saj unik perben dhe diferencimin e saj nga shume tempuj te tjere.
7. Kulla e Pjerret e Pizes, Ndodhet pas Katedrales se qytetit te Pizes, dhe eshte struktura e trete me e vjeter e Sheshit te Katedrales. Gjatesia e saj arrin deri ne 55. 86 m. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  Universitetet më të vjetër në botë
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:13 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Universitetet më të vjetër

në botë


1088 University of Bologna (Itali)
1096 University of Oxford (Mbreteri e Bashkuar)
1175 University of Modena (Itali)
1200 Universitaris Sorbonne (PARIS IV) (France)
1209 University of Cambridge (Mbreteri e Bashkuar)
1218 University of Salamanca (Spanje)
1220 University of Montpellier III - Paul Val… (France)
1222 University of Padua (Itali)
1224 University of Naples - Federico II (Itali)
1229 University of Toulouse - Sciences Soci… (France)
1240 University of Siena (Itali)
1258 Universitaris I Panth Sorbonne (France)
1272 University of Murcia (Spanje)
1290 University of Coimbra (Portugali)
1293 University Complutense Madrid (Spanje)
1303 UniversitDegli Studi Di Roma - La Sapi… (Itali)
1308 Perugia University (Italy)
1339 UniversiteStendhal Grenoble III (France)
1339 UniversiteJoseph-Fourier, Grenoble I (France)
1399 Universite Pierre Mendes, Grenoble II (France)
1343 University of Pisa (Itali)
1348 Charles University (Republika Ceke)
1361 UniversitiDegli Studi di Pavia (Itali)
1364 Jagiellonian University (Poloni)
1365 University of Vienna (Austri)
1386 Heidelberg University > (Gjermani)
1388 Universiti KON (Cologne) (Gjermani)
1398 SUNG KYUN KWAN University (Korea e Jugut) /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  Festat më të çuditshme në botë
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:11 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Njerëzit festojnë në mënyra të ndryshme. Përveç disa festave që janë pothuajse standarde, pothuajse çdo vend ka disa festa karakteristike. Disa prej tyre janë të çuditshme dhe aspak të zakonshme, të tjerat janë akoma më të çuditshme. Në Rusi ekziston një festë, ku njerëzit mblidhen në një vend dhe i gjuajnë njëri-tjetrit me grushte. Në Spanjë ekziston festa e domateve, ku njerëzit dalin në rrugë dhe gjuajnë me domate kë t'u dalë përpara.

Festivali i Zjarrit, Skoci
Kjo festë është një nder ndaj së shkuarës vikinge dhe përfundon me djegien e anije të gjatë të stilit viking.

Festivali i ngjyrave, Indi
Vajzat indian hedhin pluhur të ngjyrosur mbi njëra-tjetrën gjatë kësaj feste që shënon ardhjen e pranverës.

Dita e ponçove, Kolumbi
Kjo festë ka për qëllim promovimin e artizanëve lokalë. Një grup njerëzish ecin në rrugë të mbuluar krejtësisht me veshjen tradicionale.

Maslenitsa, Rusi
Në vendet ortodokse, javën para kreshmëve shënohet festa e një ndeshjej të lirë boksi, ku nuk ka rregulla. Në shekujt e kaluar, lufta mbaronte vetëm kur pjesëmarrësit mbuloheshin në gjak.

Festivali i zhveshjes, Japoni
Në mes të një grupi burrash gjysmë të zhveshur qëndron një burrë krejtësisht i zhveshur. Besohet se po të prekësh atë, ke fat dhe lumturi.

Bufeja e majmunëve, Tailandë
Çdo vit në Tailandë, rreth 600 majmunë ftohen të hanë fruta dhe perime gjatë një feste të përvitshme. Në këtë festë përdoren më shumë se tre mijë kilogramë fruta e perime.
"
Rapa Das Bestas", Spanjë
Në fundjavën e parë të korrikut, qindra kuaj të egër grumbullohen nga rritësit ekspertë të kafshëve dhe aty u vihen zbukurime dhe zbuten.

Festivali i fajkonjve, Angli
Ata që mbajnë zogj nga e gjithë bota ndjekin këtë festival për të theksuar popullaritetin dhe rëndësinë e këtij sporti.

"The Chap&Hendrick's", Angli
Një konkurs për zotërinjtë me sens humori të hollë e tradicionalë, të cilët janë kundër vulgaritetit të kulturës moderne. Ky festival përfshin martini, një vend të shkretë dhe një llullë për duhanin. /kinemajashqiptare.com/

Print this item

  10 qytetet e të ardhmes që do dominojnë botën. Nga Budapesti
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:11 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Para tridhjetë vitesh Shenzheni në Kinë nuk ishte më shumë se një port peshkatarësh. Para një dekade ishte kthyer në një qendër të vogël rajonale peshkimi. Sot, ky qytet pret në portin e tij më shumë konteinierë anijesh se Dubai, Nju Jorku dhe Tokio bashkë, sipas të dhënave nga Shoqatës Amerikane të Autoriteteve Portale. Në këtë qytet është vendosur dhe bursa e dytë më e madhe në vend. Rritja meteorike e Shenzhenit nga terri në njohje globale lidhet me rritjen e Kinës. Por gjithashtu ilustron faktin sesi globalizimi i kthen qytetet dytësore në qendra të fuqishme komerciale. Shenzhen renditet i dhjeti në një listë të qyteteve më të fuqishme të reja botërore. Ai vjen pas fqinjëve të tij si Shangai dhe Pekini, të cilët renditen në vend të parë dhe të dytë. Renditja është kryer nga “MasterCard Worldwide Emerging Markets Index”, i cili rendit tregjet botërore që po bëhen të fuqishme në bazë të tetë kritereve, siç është ambienti për biznes, rritja ekonomike, mjedisi ekonomik etj. Më pas, ekzaminimi vazhdon me lidhjet që ka qyteti me botën, siç është fluturimi komercial dhe trafiku detar; sa i arsimuar dhe si i ka instalimet elektronike qyteti; cilësia e jetës dhe siguria. Teksa kriza financiare botërore bën progres, qytetet më pak të ekspozuara ndaj basteve të këqija në tregun e kredive janë në pozicion më të favorshëm për t’u rritur më tej. Edhe pse pikët e Budapestit janë mjaft të larta në listë, nevoja e fundit e Hungarisë për një plan shpëtimi prej 6.5 miliardë dollarësh nga Banka Qendrore Evropiane, tregon për telashe. Më pak të ekspozuara ndaj krizës financiare deri tani janë qytetet kineze, të cilat dominojnë në listë. “Qytetet e vogla mund të jenë një platformë globale për zgjerimin global të kompanive”, shprehet Saskia Sassen, profesor në Komitetin e Universitetit të Kolumbias për Mendimin Global. “Shumë prej këtyre ekonomive të reja nuk janë financializuar si ato të vendeve të zhvilluara. Ne dikur mendonim se ky do të ishte pengesë, por mund të kthehet në avantazhin më të madh të këtyre qyteteve”, shprehet Sassen.

1. Shangai, Kinë
Pikët e përgjithshme: 66.01
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.29
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.83
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 7.67
Marrëdhëniet tregtare: 9.57
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 7.31
Cilësia e jetës: 7.39
Rreziku dhe siguria: 5.91
2. Pekin, Kinë
Pikët e përgjithshme: 62.35
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.29
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.82
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 5.49
Marrëdhëniet tregtare: 8.49
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 7.71
Cilësia e jetës: 6.76
Rreziku dhe siguria: 5.57
3. Budapest, Hungari
Pikët e përgjithshme: 58.82
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.94
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 5.05
Ambienti për biznes: 11.02
Ambienti i shërbimeve financiare: 5.21
Marrëdhëniet tregtare: 5.41
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.71
Cilësia e jetës: 8.37
Rreziku dhe siguria: 9.11
4. Kuala Lumpur, Malajzi
Pikët e përgjithshme: 58.63
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 9.04
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 5.99
Ambienti për biznes: 11.87
Ambienti i shërbimeve financiare: 6.01
Marrëdhëniet tregtare: 6.05
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 4.37
Cilësia e jetës: 7.38
Rreziku dhe siguria: 7.38
5. Santiago, Kili
Pikët e përgjithshme: 57.76
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 10.34
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 6.04
Ambienti për biznes: 11.51
Ambienti i shërbimeve financiare: 4.91
Marrëdhëniet tregtare: 4.12
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.05
Cilësia e jetës: 7.77
Rreziku dhe siguria: 8.02
6. Guangzhou, Kinë
Pikët e përgjithshme: 56.98
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.92
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.8
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 3.7
Marrëdhëniet tregtare: 5.88
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 6.63
Cilësia e jetës: 6.65
Rreziku dhe siguria: 5.98
7. Meksiko Siti, Meksikë
Pikët e përgjithshme: 56.85
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.24
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 5.73
Ambienti për biznes: 11.01
Ambienti i shërbimeve financiare: 6.34
Marrëdhëniet tregtare: 6.57
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 4.87
Cilësia e jetës: 7.87
Rreziku dhe siguria: 6.22
8. Varshavë, Poloni
Pikët e përgjithshme: 56.77
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.4
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 4.56
Ambienti për biznes: 10.81
Ambienti i shërbimeve financiare: 5.12
Marrëdhëniet tregtare: 5.5
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.43
Cilësia e jetës: 8.2
Rreziku dhe siguria: 8.76
9. Bangkok, Tailandë
Pikët e përgjithshme: 56.74
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.58
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 4.95
Ambienti për biznes: 10.99
Ambienti i shërbimeve financiare: 6.11
Marrëdhëniet tregtare: 8.81
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 4.26
Cilësia e jetës: 6.69
Rreziku dhe siguria: 6.09
10. Shenzhen, Kinë
Pikët e përgjithshme: 54.47
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.29
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.81
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 4.31
Marrëdhëniet tregtare: 4.96
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.59
Cilësia e jetës: 6.4
Rreziku dhe siguria: 5.71 /kinemajashqiptare.com/

Print this item