| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1222 online users. » 0 Member(s) | 1218 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467
|
|
|
| Nokia N9 – dizajn që do të turpëronte Apple |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 07:08 PM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
Sa për të na përkujtuar se si kanë arritur në pozitën e parë për shitje të telefonave mobilë, Nokia ka zyrtarizuar modelin e ri N9. Bëhet fjalë për modelin super të hollë i cili duket shkëlqyeshëm me ekran AMOLED me 3,9” me rezolucion 854 x 480 pixelë në qendër të produkt dizajnit, por pa tastierë fizike apo ndërprerës të çfarëdo lloji përveç të pashmangshmëve.
Ka 16 ose 32 GB memorie dhe bazohet në procesorin TI OMAP3630 me 1 GHz me procesor grafik PowerVR SGX530. Ka mundësi komunikimi 3G, Bluetooth 2.1, NFC dhe GPS. Kamera ka rezolucion 8 megapixelë dhe fajtore për njërin prej dy tasteve fizike, ndërsa mund të shërbejë edhe për incizim të videos 720p. Peshon 135 gramë, ndërsa Nokia thotë se bateria qëndron 4,5 orë për video reprodukim dhe mes 7 dhe 11 orë për bisedë.
Është interesant se bazohet në sistemin operativ MeeGo, që e bën pak më të dëshirueshëm se modelet me Symbian.
Tani për tani nuk dihet gjë për çmimin.
[copyright=http://koha.net/?page=1,7,60000]Koha NET-Tech[/copyright]
|
|
|
| Shkatërruesi i Skype – në Chrome? |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 07:07 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Google përgatitet që në ndonjërin prej versioneve të ardhshme të web browserit Chrome të integrojë mundësinë e komunikimit audiovizuel sipas modelit të Skype. Projekti bazohet në softuerin WebRTC, të cilin Google e ka marrë pas blerjes së kompanisë Global IP Solutions vitin e kaluar, kurse ndërkohë e ka shndërruar në projekt OpenSource.
Deri më tani komunikimi Google VoIP ishte në disponim vetëm përmes Google Chat në Gmail, por zgjidhja është e papërshtatshme, sepse lidhet vetëm për një tab dhe kërkon nga shfrytëzuesi ndërrim të vazhdueshëm të tabit nëse bën diçka jashtë GMailit. Me integrimin e këtij funksionaliteti në browser mundësitë do të zgjeroheshin, ndërsa njëkohësisht edhe browseri do të ishte shumë më i fuqishëm. Google në blog postimin e vet paralajmërues bën thirrje te Mozilla dhe Opera për bashkëpunim në implementimin e kësaj zgjidhjeje.
Kjo teknologji do të implementohet si API dhe do të jetë në disponim për çdo developer JavaScript për të zhvilluar zgjidhjen e vet të bazuar në të (që me siguri do të thotë që edhe Googel Chat do të arrijë në browser). Me këtë rast WebRTC bazohet në codecun Google VP8 për kompresim të përmbajtjeve.
Është me rëndësi të theksohet që komunikimi audiovizuel nuk parashikohet me specifikimin HTML5, edhe pse ka sjellë një varg API-sh të reja për shumë funksionet të dobishme, prej gjeolokacionit e deri te ruajtja lokale e të dhënave.
[copyright=http://koha.net/?page=1,7,59994]Koha NET-Tech[/copyright]
|
|
|
| Facebooku me 750 milionë përdorues |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 07:06 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Pak nga pak, rrjeti shoqëror Facebook mund të arrijë të shpejti numrin prej një miliard përdoruesish.
Sipas kompanisë "TechCrunch", Facebook aktualisht ka mbi 750 milionë përdorues.
Po sipas këtij burimi, në korrik Facebook pati 500 milionë përdorues, ndërsa në janar të këtij viti rreth 600 milionë përdorues.
[copyright=http://koha.net/?page=1,7,59975]Koha NET-Tech[/copyright]
|
|
|
| iPhone 5 megjithatë me dizajn të ri radikal? |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 07:04 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Nëse mund t’u besohet burimeve të Boy Genius Report, iPhone i ri i cili pritet gjatë gushtit megjithatë nuk do të jetë vetëm një upgrade i lehtë dhe i pritshëm i iPhone 4, por do të sjellë ridizajnim radikal të shtëpizës. Analistët deri më tani kanë prognozuar që ky telefon do të ketë ekran më të madh 4-inçësh dhe procesor A5, që është në kundërshtim me këto thashetheme, ndërsa tani thuhet që në gusht do të organizohet një tubim i posaçëm për promovim. Akoma nuk dihet se a do të ketë shenjën 5 apo 4S, siç parashikojnë disa.
Në të njëjtën kohë disa burime tjera nëpër Internet raportojnë që furnizuesit e Apple me pllaka të stampuara kanë filluar ët zvogëlojnë prodhimin për iPhone 4 në pritje të kalimit në modelin e ri.
[copyright=http://koha.net/?page=1,7,59967]Koha NET-Tech[/copyright]
|
|
|
| Apple, gjyq të ri kundër Samsung |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 05:34 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Apple ka hapur një çështje të re kundër Samsung, të cilin e akuzon për kopjim të patentave të tij. Një lëvizje që acaron më tej betejën ligjore në vijim mes dy kolosëve.
Sipas Bloomberg, Apple bën të ditur se Galaxy S kopjoi dizajnin e iPhone 3.
Nisma ligjore është ndërmarrë në Korenë e Jugut.
Në muajin prill, Apple kishte hedhur në gjyq Samsungun në SHBA, gjithnjë me akuzën e imitimit
[copyright=http://top-channel.tv/artikull.php?id=213726&ref=onews]Top-Channel[/copyright]
|
|
|
| Fundi i Botes, sa na kushton mbrojtja pre tij? |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 05:00 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (5)
|
 |
Pak kohe me pare shoqeria amerikane me qender ne Kaliforni “Vivos”, kishte bere fjale per nje tip bunkeri i cili do te kushtonte 35 mije dollare. Tani, po kjo shoqeri eshte duke ndertuar dhe do te ofroje per shitje bunkere me cmim me ekonomik prej 9.950 dollaresh.
Keto do te jene se shpejti ne shitje per te gjithe ata qe e kane marre me frike idene e apokalipsit dhe parashikimet e zymta, sipas se cilave ai do te ndodhe ne vitin 2012.
Por ka edhe shoqeri te tjera te cilat jane hedhur dhe po punojne ne kete sektor, shitjet e te cilave pas cunamit te Fukushimas jane shtuar nga 20% deri ne 100%.
Por krahas ketyre bunkereve ekonomike, shoqerite jane duke prodhuar edhe te tille shume luksoze me cmime qe fillojne qe nga 200 mije deri ne 20 milion dollare.
Po nga shqeria Vivos eshte ndertuar nje bunker i tille luksoz, brenda te cilit do te mund te gjeni qe nga kantinat e veres, tavolinat e bilardos, si edhe salla me kompjutera, sigurisht te vlefshme vetem ne rast se Interneti do t’i mbijetoje apokalipsit.
|
|
|
| Tenistja e cuditshme |
|
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 04:59 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Në turneun e Wimbledon ka edhe teniste që sjellin risi në look. Kështu ka ndodhur me tenisten amerikane Bethanie Mattek-Sands, e cila hyri me një xhaketë të cuditshme të bardhë me thekë në fushë.
Mattek-Sands kishte vendosur në mollëza disa mbrojtëse të cuditshme të zeza.
Po ashtu nuk mund të mungonte edhe një tatuazh në pjesën e nënkrahut, i cili binte në sy falë fustanit sportiv që kishte të mbuluar vetëm një krah. Sa për kronikë Mattek-Sands humbi 6-4, 5-7, 7-5 ndaj tenistes japoneze Misaki Doi.
|
|
|
|