Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1222 online users.
» 0 Member(s) | 1218 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  34-vjecarja zgjohet adoleshente
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 04:57 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: i20190_heade492.jpg]

Shtrihet për të bërë gjumin e darkës, por 34-vjecarja zgjohet në mëngjes adoleshente. Naomi Jacobs u zgjua në shtëpinë e saj, por pësoi një zhgënjim të thellë kur nuk gjeti në dhomë motrën e saj, kur nuk dëgjoi prindërit që hanin mëngjes në katin e poshtëm, kur pa se në dhomën ngjitur ishte një fëmijë dhe në pasqyrë u shfaq ajo, por e plakur.

Në panik të plotë Naomi filloi të pyeste veten e saj se cila ishte realisht, nga vinte, cfarë bënte në këtë shtëpi që nuk ishte aspak familjare për të.

Në mënyrë instiktive ajo krijoi një numër telefoni (këtë e mbante mend) dhe ne anën tjetër të receptorit ishte motra e saj. "Nuk e di ku jam dhe cfarë po më ndodh", ishin fjalët e para që tha. Nuk vonoi shumë kur në shtëpinë e saj ia behu e motra dhe shoqja e saj më e mirë.

"E kalova atë ditë duke qarë për gjërat që kisha humbur. Isha shumë konfuze, kisha humbur shkollën, miqtë, shëtitjet në park, shtëpinë. Isha ende Naomi, por nuk jetoja më në Kansas", tha Naomi, pasi e mori veten nga trauma e pësuar.

Mjekët shpjeguan se Naomi kishte pësuar një Amnezi Globale Tranzitore që manifestohet me humbje të përkohshme te memorjes. Ky problem është pasojë e stresit të madh dhe fshin memorjen emocionale.

"Në periudhën e black out, ka qenë cdo gjë shumë e vështirë, Mjeku më tha që të mos sforcoja memorjen time, sepse cdo gjë duhet të kthehej normalisht. Por ishte e sikletshme që isha një adoleshente me trupin e një 34-vjecareje. Po ashtu e përjetova shumë keq faktin se ëndrrat e mia nuk është realizuar. Isha një nënë 'single' dhe nuk isha martuar kurrë. Punoja 13 orë në ditë dhe e kisha lindur djalin tim në ujë", tha Naomi.

Print this item

  Parajsa e panjohur, 5 ishujt me te bukur
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 04:56 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Per te gjithe ata qe kerkojne nje vend ideal per te kaluar muajin e mjaltit ose nje vend te pazakonte ku mund te shkojne me pushime, larg nga turmat dhe konfuzioni, ja ku vjen nje renditje me pese ishujt me te bukur sipas “Lonely Planet”

Ishujt Penghu (Tajvan) – Nese Tajvani konsiderohet si Kina e dyte, atehere Ishujt Penghu jane Tajvani i dyte. Kjo zone perbehet nga 90 ishujt qe dallojne per nga pamja e tyre e lavdishme, kultura dhe natyra ende e paprekur, fushat e rrethuara me mure guri, shkembinjte dhe tempujt e lashte te ndertuar ne nderim te perendeshes se detit, Matsu.

[Image: penghu-islands-300x208.jpg]

Bay dhe Hog (Honduras) – Duke mos anashkaluar bukurine natyrore, aktualisht ishujt Bay dhe Hog jane te famshme per plazhet e tyre, zhytjet dhe praktikimin e disiplines te hip hop-it tropikal.
Bay

[Image: salomon-bay-beach.jpg]

Hog

[Image: image049.jpg]

Con Dao (Vietnam) - Nje tjeter parajse, dikur e kthye ne nje burg, jane ishujt Con Dao qe kane pritur kolonite me te famshme ne Indokines dhe qe vazhduar te jete funksional deri ne fund te Luftes se Vietnamit. Sot eshte nje zone e mbrojtur dhe njihet si parku Kombetar Com, i perbere nga 16 ishuj duke ofruar mbrekullite natyrore te xhungls se dendur dhe te plazheve me rere te bardhe.

[Image: Con+Dao+Island.jpg]

Ishujt Ssese (Ugande) – 84 ishujt ndodhen ne mes te liqenit Viktoria dhe kane plazhe me rere, dhe palma, te famshme per nje flore dhe faune ekzotike.

[Image: ssesse.jpg]

San Blas (Panama) – E njohur per koralet e saja eshte ne gjendje te konkurroj edhe me Ishujt Kajman dhe ishujt e virgjer. Ky ishull drejtohet nga krahina autonome e popullit Kuna dhe perbehet nga 365 ishuj te vogjel te rrethuar nga ujerat e ngrohta te Karaibeve jugore.

[Image: San-Blas-Archipelago.jpg]

Print this item

  30 vdekjet me te cuditshme ne historine e botes
Posted by: iceboy - 04-17-2021, 04:54 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

1. Li Po

Vdekje duke perqafuar reflektimin e henes

Poeti kinez Po konsiderohet si nje nga dy poetet me te medhenj te letersise kineze. Ishte i njohur edhe per dashurine qe ndjente ndaj alkoolit dhe poemat me te mira i ka shkruar ndersa ishte i dehur. Nje nate Li Po ra nga varka dhe u mbyt ne lumin Yangtze, ndersa perpiqej te perqafonte reflektimin e henes ne lume.

2. Hans Steininger

Vdekje nga mjekra e gjate

Austriaku Hans Steininger ishte i famshem se kishte mjekren me te gjate ne bote, gati 1.4 metra e gjate. Me vone u be edhe me i famshem per shkak se vdiq per shkak te saj. Nje dite ne vitin 1527 ra zjarri ne qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekren. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe

Vdekje se nuk shkon ne banje

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga nje infeksion ne veshka per shkak se nuk shkoi ne banje gjate nje banketi ne vitin 1601. Atehere ishte turp te ngriheshe nga tavolina dhe te shkoje ne banje. Ai mbante nje kellef te arte per hunden per shkak se e kishte humbur te tijen ne duel.

4. Jean-Baptiste Lully

Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndersa drejtonte himnin “Te Deum” per mbretin francez Louis XIV ne 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i perqendruar ne ruajtjen e ritmit duke perplasur nje shkop ne dysheme (keshtu behej para se te perdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me te gishtin e madh. Me vone plaga u be gangrene dhe ai refuzoi ta prese.

5. Mbreti Adolf Frederik

Vdekje nga te ngrenit e tepert

Mbreti Adolf Frederick i Suedise ishte shume i dhene ndaj te ngrenit dhe me vone vdiq per kete arsye. “Mbreti qe e hengri veten per vdekje” vdiq ne vitin 1771 ne moshen 61-vjecare nga nje problem ne tretje, pasi hengri nje vakt te bollshem me karkaleca, haviar, sardele te tymosura, shampanje dhe 14 embelsira.

6. Clement Vallandigham

Vdekje nga demonstrimi per jurine

Pas Luftes Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u be avokat i suksesshem qe rralle here humbte. Ne vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, qe akuzohej se kishte qelluar Tom Myers gjate nje grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndersa nxirrte pistoleten. Per ta bindur jurine, ai e demonstroi teorine, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton

Vdekje nga kafshimi i gjuhes

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshem per hapjen e agjencise detektive “Pinkerton” dhe per krijimin e teknikave investigative, si vezhgimin e te dyshuarit dhe kryerjes se punes nen maskim. Ai vete vdiq nga nje infeksion ne gjuhe, gje qe iu krijua per shkak se e kafshoi kur u pengua ne nje trotuar.

8. Jack Daniel

Vdekje nga shkelja e gishtit te madh

I famshmi Jack Daniel vendosi te shkoje heret ne distileri nje mengjes ne vitin 1911. Donte te hapte kasaforten e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Ne zemerim e siper, Daniel goditi kasaforten me kembe dhe lendoi gishtin, i cili me vone iu infektua. Ky lendim i solli dhe vdekjen. Morali i historise? Mos shkoni ne pune heret.

9. Bobby Leach

Vdekje nga lekura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frike nga vdekja. Ne vitin 1911, ai ishte personi i dyte ne bote qe kaloi poshte Ujvares se Niagares mbi nje fuci. Guximtari organizoi edhe shfaqje te tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij eshte ironike. Ndersa shetiste ne Zelanden e Re, Leach rreshqiti ne nje lekure portokalli.

10. Franz Reichelt

Vdekje nga mos-hapja e palltos parashute

Ne vitin 1911, rrobaqepesi francez Franz Reichelt vendosi ta provoje shpikjen e tij, nje kombinim i parashutes dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do te perdorte nje kukull, por ne momentin e fundit vendosi ta provoje vete. Askush nuk u habit per vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin

Vdekje nga helmimi, goditja me arme, rrahja dhe mbytja njekohesisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) ne fillim u helmua me aq helm sa mund te vriteshin 10 burra, por nuk pesoi gje. Me vone vrasesit e goditen me nje revolver ne shpine. Rasputin ra, por e mori veten. Atehere e goditen edhe tri here te tjera, por Rasputin prape jetoi. Me pas e rrahen dhe per siguri e hodhen ne lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman

Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland eshte njeriu i vetem qe eshte vrare nga nje top bejsbolli. Ne ate kohe, lojtaret e bejsbollit e benin pis nje top para se ta hidhnin qe ai qe e qellonte te mos e shihte. Ne 6 gusht 1920, gjate nje loje kunder “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi nje top te tille Chapman, qe i ra ne koke.

13. Isadora Duncan

Vdekje nga shalli

“Mamaja e kercimit modern”, Isadora Duncan, vdiq ne vitin 1927 per shkak te shallit te firmosur qe e vishte gjithmone. Gazeta “New York Times” shkruan ne 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtesi kur shalli me mendafsh te forte u rrotullua tek rrota e makines. Ajo uli koken dhe u perplas me nje shkemb”.

14. Homer dhe Langley Collyer

Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues te fiksuar. Dy vellezerit kishin frike t’i hidhnin gjerat dhe mblidhnin me fanatizem gazeta dhe plehra te tjera ne shtepi. Ata madje vune dhe carqe ne korridore qe te mbroheshin nga hajdutet. Njeri prej tyre ishte zvarritur poshte gazetave per te kaluar dhe ishte zene ne carkun e ngritur vete. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale

Vdekje gjate nje bisede ne nje shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte nje ithtar i ngrenies se shendetshme. Ai ishte perkrahes i ushqimeve organike dhe themeloi revisten “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do te behej 100 vjec, nese nuk shtypej nga ndonje taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga nje infarkt ndersa intervistohej nga Dick Cavett ne 1971.

16. Christine Chubbuck

Vdekje nga vetevrasje drejtpersedrejti ne televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e pare dhe e vetme qe kreu vetevrasje gjate nje transmetimi drejtpersedrejti ne televizor. Ne 15 qershor 1974, tete minuta ne transmetim, reporterja qe vuante nga depresioni tha: “Do te ruaj politiken e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet me te fundit”. Me pas nxori pistoleten dhe e goditi veten ne koke.

17. Elvis Presley

Vdekje ne banje

Ekzistojne raste te ndryshme te vdekjeve ne banje, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) eshte me e famshmja. Mbreti i rokut eshte gjetur i shtrire ne banjen e shtepise se madhe pasi kishte vjelle ne WC. Doktoret thane se kishte pesuar nje infarkt nga shtimi ne peshe dhe marrja e ilaceve te teperta.

18. Robert Williams

Vdekje nga roboti

Robert Williams eshte njeriu i pare qe eshte vrare nga nje robot. Me 25 janar 1979 ngjitet ne nje dollap te depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” per te marre nje pjese per robotin qe s’po funksiononte. Cuditerisht ne ato momente roboti aktivizohet dhe e perplas krahun ne koken e William duke e vrare ate ne cast.

19. Vic Morrow

Helika e helikopterit i pret koken

Aktori Vic Morrow nderroi jete gjate xhirimeve te filmit “Twilight Zone: The Movie”, kur nje helikopter doli jashte kontrollit per shkak te shperthimeve te efekteve speciale dhe i preu koken me helike. Dhe dy femije te tjere aktore vdiqen ne vendngjarje ne ate kohe.

20. David Grundman

Vdekje nga kaktusi

Ne vitin 1982, 27 vjecari David Grundman dhe nje shoku i tij i dhomes vendosen te bejne qitje duke perdorur si shenjester lulen e shkretetires. Kaktusi i pare, i cili ishte i nje madhesie te vogel u be copash menjehere. Por kur Grundman provoi te qellonte me arme nje kaktus te madh, nje pjese e tij i ra persiper duke e vrare.

21. Tennesee Williams

Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si nje nga me te medhenjte ne historine e Amerikes, gjithashtu njihet dhe per dashurine e tij per pijen. Dhe pikerisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte ne dhomen e tij te hotelit ne vitin 1983 pasi i ngeci ne fyt tapa e shishes.

22. Jerome MoodyMbytje ironike ne pishine

Ne vitin 1985 rojtaret e jetes, sic quhen ata qe shpetojne njerezit qe rrezikojne te mbyten ne det, ne Nju Orlins, vendosen te festojne sezonin e pare pa asnje mbytje. Kur mbaroi festa, nje i ftuar 31-vjecar, Jerome Moody u gjet i vdekur ne fund te pishines se zyrave te rojtareve te bregut.

23. Dick Shawn

Vdekje ne skene

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta ne vitin 1987, vdiq nga nje atak ne zemer ne skene ndersa po bente humor. Ai po tallej me politikanet duke permendur klishete e fushatave elektorale si per shembull “Une nuk do ta le pas dore punen”. Me pas ai u shtri ne toke dhe njerezit menduan se ishte pjese e shfaqjes.

24. Mal Kirk

Vdes nga goditje barku

Mundesi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga nje goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Ne gusht 1987, ne momentet finale te ndeshjes, Crabtree kreu levizjen dalluese te tij (duke u hedhur poshte e larte dhe duke perplasur barkun tek kundershtari) Kirk, i cili pesoi nje infarkt ne zemer dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews

Vdekje nga cadrat gjigante

Ne vitin 1991 artistet Christo dhe Jeanne-Claude krijuan nje instilacion ambientalist prej mijera cadrash gjigante te verdha dhe blu ne Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj me vone Lori Rae Keevil-Mathews, nje 33-vjecare, shkoi te shihte instilacionin kur era e forte e shkuli nje nga cadrat e cila e shtyu gruan te perplasej pas nje guri.

26. Yooket Paen

Vdekje dyfishe

Ne vitin 1991, nje grua tajlandeze 57-vjecare, Yooket Paen, ishte duke ecur ne fermen e saj kur aksidentalisht i rreshqiti kemba ne nje bajge lope. Kur u rrezua ajo u mbajt pa dashje ne nje tel korrenti te zhveshur dhe vdiq. Gjate funeralit, motra e te ndjeres po u tregonte fqinjeve vendin ku kishte rene ne korrent Yooket, kur dhe ajo vete rreshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs

Vdekje nga delja

Ne vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjecare nga Anglia, mori nje deng me bare te thate qe e ngarkoi ne pjesen e pasme te motorit per te ushqyer tufen e deleve. Mesa duket, delet ishin shume te uritura. Rreth 40 prej tyre iu versulen barit duke e shtyre ate te binte nga nje shkemb i larte. Stobbs i mbijetoi renies, por vdiq kur motori ra pas saj poshte dhe pikerisht mbi te.

28. Brian Wells

Vdekje nga varesja

Me 28 gusht 2003, shperndaresi i picave Brian Wells u perpoq te grabiste nje banke me nje arme artizanale ne forme kallami. Kur e kapi policia ai tha se ate e kishin detyruar ta bente nje gje te tille dhe se ne qafe kishte nje varese bombe. Bomba plasi perpara se policia te mund ta caktivizonte ate.

29. Steve Irwin

Vdekje nga peshku

Ne vitin 2006, eksperti i jetes se eger dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo sic quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur nje thumb i nje peshku iu ngul ne zemer, ndersa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat me te rrezikshme te Oqeanit”.

30. Mariesa Weber

Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar per humbjen e saj rreth dy jave perpara se ta gjenin ne dhomen e gjumit te saj, vene perfund nga rafti i librave. “Une kam fjetur ne te njejten shtepi me te prej 11 ditesh dhe ku s’e kam kerkuar, dhe e gjej ketu ne dhomen e gjumit te vdekur”, tha me pas nena e saj e merzitur.

Print this item

  Forum Icon`s
Posted by: WeapoN - 04-17-2021, 03:53 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (73)

Forum Icon`s


Tash e tutje n`forum muneni mi vrejt iconat neper secilen kategori, n`menyr qe me ju lehtsu pak a shum orientimin neper kategori n`baz ikonave.
Para 1 kohe keni mujt me vrejt iconen n`Recycle Bin qe e ka vendos LongHorn`i ndersa tash e morem vendimin me vendos nga 1 ikon per secilen kategori.


Shpresoj qe ju pelqejn...
eSportsKosova staff.
WeapoN

Print this item

  PSD cs3 - fire text (TUTORIAL)
Posted by: FidanSH - 04-17-2021, 02:23 PM - Forum: Resurse për dizajn - Replies (10)

Kjo eshte e punume krejt prej meje veq qe ja kom bo 1 shokut e aj e ka upload ne youtube Smile
Ne vazhdim :
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=lQm-lvb3OSQ[/youtube]

Print this item

  Vlera e ∏ (PI)
Posted by: NBR - 04-17-2021, 01:10 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Numri i famshem ∏ ka ngjallur kuriozitetin e matematicieneve qe ne antikitetin e hershem. Ai ka nje numer te pafundem shifrash pas presjes keshtu qe ta perllogaritesh ekzaktesisht eshte e pamundur.

Ne vitin 2002 profesor Yasumasa Kanada dhe koleget e tij ne Universitetin e Tokios gjeten vleren me te sakte te pi, qe eshte zbuluar deri me sot. Sa per kuriozitet ajo eshte:

3.141592653589793238462643383279502884197169
39937510582097494459230781640628620899862
80348253421170679821480865132823066470938
44609550582231725359408128481117450284102
70193852110555964462294895493038196442881
09756659334461284756482337867831652712019
09145648566923460348610454326648213393607
26024914127372458700660631558817488152092
09628292540917153643678925903600113305305
48820466521384146951941511609433057270365
75959195309218611738193261179310511854807
44623799627495673518857527248912279381830
11949129833673362440656643086021394946395
22473719070217986094370277053921717629317
67523846748184676694051320005681271452635
60827785771342757789609173637178721468440
90122495343014654958537105079227968925892
35420199561121290219608640344181598136297
74771309960518707211349999998372978049951
05973173281609631859502445945534690830264
25223082533446850352619311881710100031378
38752886587533208381420617177669147303598
25349042875546873115956286388235378759375
19577818577805321712268066130019278766111
95909216420198938095257201065485863278865
93615338182796823030195203530185296899577
36225994138912497217752834791315155748572
42454150695950829533116861727855889075098
38175463746493931925506040092770167113900
98488240128583616035637076601047101819429
55596198946767837449448255379774726847104
04753464620804668425906949129331367702898
91521047521620569660240580381501935112533
82430035587640247496473263914199272604269
92279678235478163600934172164121992458631
50302861829745557067498385054945885869269
95690927210797509302955321165344987202755
96023648066549911988183479775356636980742
65425278625518184175746728909777727938000
81647060016145249192173217214772350141441
97356854816136115735255213347574184946843
85233239073941433345477624168625189835694
85562099219222184272550254256887671790494
60165346680498862723279178608578438382796
79766814541009538837863609506800642251252
05117392984896084128488626945604241965285
02221066118630674427862203919494504712371
37869609563643719172874677646575739624138
908658326459958133904780275901 Big Grin

Print this item

  Makinat qe te bejne te enderrosh
Posted by: uranglobal - 04-17-2021, 10:12 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: af78fe.jpg]

Kush nuk do të dëshironte të drejtonte makinën më të shtrenjtë në botë të vitit të fundit? Meshkuj e femra, që të gjithë e kanë një dëshirë të tillë, por për shumicën absolute kjo mbetet veçse një ëndërr që e bëjnë realitet vetëm njerëzit më të pasur, pasi këto makina kushtojnë vërtet shumë. Çmimi i tyre i lartë vjen për shkak të materialeve të shtrenjta që përdoren për prodhimin e tyre.

Koenigsegg Trevia, çmimi 2.21 milion dollarë

Eshtë kjo makina që kryeson klasifikimin e më të shtrenjtave në botë, Koenigsegg CCXR, me një telajo të përbërë nga një tip i ri karboni dhe quhet “trevia” që do të thotë “tre të bardhat”, për më tepër ka një shkëlqim prej diamante. Nuk bëhet fjalë vetëm për ngjyrën. Vetë boja e kësaj makine është e përbërë nga copëza diamantesh. Një gjë e tillë është në të gjithë telajon e jashtme apo kabinën e makinës. Kabina është e përbërë nga një shtresë dopio karboni, gjithçka e ndërtuar në qendrën e kësaj kompanie në Angelholm të Suedisë. Në total janë prodhuar vetëm tre makina si këto pasi janë me porosi, por duke qenë me një çmim kaq të lartë e kaq e rrallë si makinë, sigurisht edhe numri i shitjeve është i kufizuar. Ndërkohë që nuk mungojnë sisteme nga më të çuditshmet të kësaj makine, si bishti i kontrolluar elektronik, sistem amortizatorësh krejtësisht elektronik, disqet e frenave prej qeramike, kontroll elektronik për cdo pjesë e që sinjalizohen nga kompjuteri i bordit, sistem monitorimi për gomat dhe padyshim air-bag-ët.

Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport, çmimi 2 milion dollarë

E prodhuar tashmë nga grupi gjerman Ëolksëagen, ka zgjedhur të ketë fuqinë dhe shpejtësinë si pikën e saj më të fortë, pasi Bugatti Veyron është makina e vetme në botë me 1001 kuaj fuqi që prodhohen nga një motor me 16 cilindra (pistona). Sa i përket pjesës së brendshme të kësaj makine, ajo nuk është shumë e pasuruar apo e ndërlikuar, pasi synimi i kësaj kompanie në prodhimin e këtij prototipi është tejkalimi i shpejtësisë prej 380 km/h. Megjithatë Bugatti-t Veyron nuk është pa një monitor kompjuteri bordi, dhe madje ky monitor është 15 cm. Dhe ajo që është më e çuditshmja është se ky monitor është edhe pasqyra e brendshme e kësaj makine, ku shoferi sheh gjithçka sa i përket sistemeve të ndryshme elektronike.

Pagani Zonda Cinque, çmimi 1.8 milion dollarë

Ka pak kohë që është prodhuar edhe menjëherë ka dalë në shitje. Gjithçka është ndryshe nga paraardhëset e saj në këtë egzemplar. Pjesët e brendshme janë të mrekullueshme ndërkohë që pjesa e jashtme është e përbërë nga fribra karboni dhe titan. Kjo makinë përdor një motor Mercedes AMG V12 dhe i mjaftojnë 3.4 sekonda për të arritur shpejtësinë 100 km/h. Shpejtësia maksimale është 350 km/h. Për të arritur shpejtësi të mëdha kjo makinë ndihmohet edhe nga pesha e lehtë e përbërësve të saj që janë titani dhe magnezi, por strategjia e prodhuesve është e njëjtë me atë të prodhuesve të Bugattit, shpejtësia.

Lamborgini Reventon, çmimi 1.56 milion dollarë

Imazhi i kësaj makine është kopjuar nga një model jahti. Motori është V12 i cili prodhon 650 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 320 km/h dhe i mjaftojnë 3.4 sekonda për të arritur shpejtësinë 100 km/h. Kjo është një makinë me peshë të lehtë, gjithashtu me strukturë prej fibrash karboni. Ajo gjithashtu ka gjithcka që mund të prisni nga një supermakinë italiane sportive.

10 Qytetet më me trafik në botë:

Prodhuesi i sistemit të navigimit TomTom , ka ndërmarrë një nisëm për të treguar qytet më me trafik në botë , dhe shohim se Brukseli kryqyteti i Belgjikës dhe i BE-së, zë vëndin e parë . Ndiqet nga Varshava, kryeqyteti i Polonisë dhe me pas nga Londra.

Bruksel, Belgjikë 38,9%
Varshavë, Poloni 38,1%
Londër, Angli 34,5% e rrugëve të bllokuara
Wroclaw Poloni, 33,1% e rrugëve të bllokuara
Tuluz , Francë , 33,0% e rrugëve të bllokuara
Lion, Francë 32,6% e rrugëve të bllokuara
Edinburg, Skoci 31,7% e rrugëve të bllokuara
Marsejë, Francë 30,4% e rrugëve të bllokuara
Paris, Francë 29,9% e rrugëve të bllokuara
Manchester, Angli 29,5% e rrugëve të bllokuara

Shiperia

Print this item

  Zbulimi, nje oqean i kripur ne Henen e Saturinit
Posted by: uranglobal - 04-17-2021, 10:10 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

[Image: c5073e.jpg]
Agjencia hapësinore NASA ka zbuluar së në hënën e ngrirë të Saturnit gjendet i fshehur nënë tokë një oqean i kripur, Enselado. Kjo gjë është mbështetur nga një grup shkencëtarësh të cilët kanë publikuar faktet në revistën shkencore “Natur”. Për të zbuluar përbërjen e materies që buron nga Enselado, kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat që janë transmetuar nga sonda “Kasini”, e cila është krijuar nga një bashkëpunim mes Agjencisë Hapësinore Italiane (ASI), NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane(ESA).

Sipas kërkuesve gajzerat e ajrit të mbushura me akull përmbajnë dhe disa grimca kripe. Këto grimca përbëjnë 99% të masës. Më parë ishin hedhur shumë hipoteza rreth prezencës ujit në Enselado, por gjithnjë ishte menduar se avujt vinin si rrjedhojë e prezencës së ujit. Pas këtij zbulimi mendohet se në Enselado ekziston një detë ose akoma më mirë një oqean nëntokësor.

Lajm i vlefshem~

Print this item

  Pinguini ‘i humbur’ ben gabimin e dyte
Posted by: uranglobal - 04-17-2021, 10:08 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: ec6a49.jpg]

Një tjetër fatkeqësi i ka ndodhur pinguinit që ngatërroi rrugën e në vend që të udhëtonte për në ujërat e Antarktidës përfundoi në Zelandën e Re. Zogu 10-muajsh është dërguar në spital pasi ka ngrënë rërë duke e ngatërruar atë me dëborën. Pinguini ka shfaqur shqetësime duke u hedhur dhe tundur në një plazh në veri të Zelandës së Re. Ekspertët e pranojnë këtë duke thënë se pinguini hëngri rërë në breg të detit duke menduar për dëborën.

Këtë gjë ai e ka bërë duke u përpjekur që të freskohet pasi pavarësisht se tani është dimër në Zelandën e Re, temperatura është afërsisht 18 gradë celcjus. Pinguini i cili ka humbur rrugën i përket llojit “perandor” (Aptenodytes forsteri). Ky lloj pinguini zakonisht ushqehet me peshk, krill dhe kallamar.

Pavarësisht frikës për shëndetin e tij, pinguini është dërguar në kopshtin zoologjik. Gjendja e tij besohet se është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që prej kohës kur u gjet në bregun e detit – një javë më parë. Veterinerët shprehen se ai po shfaq shenja nxehtësie pasi mjedisi (habitati) i tij natyror është me temperatura nën zero. Rrugën drejt kopshtit zoologjik ai e ka bërë i zhytur në vaskë me akull.

Është planifikuar që pas përmirësimit dhe kur të mendohet se është i aftë për t’u kthyer, pinguini do të lëshohet në det me shpresën se do të bëjë 3 000 km për t’u kthyer në Antarktidë. Rasti i humbjes së rrugës nga pinguinit është shumë i radhë. Një ngjarje e tillë më parë në Zelandën e Re ka ndodhur 44 vite më parë.

Shqiperia.com

Print this item

  Dhjetë njerëzit më të çuditshëm në tokë (wooow)
Posted by: NBR - 04-17-2021, 09:31 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Dhjetë njerëzit më të çuditshëm në tokë


Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. 10 personat e listuar janë cilësuar si “të çuditshmit e më të çuditshmëve”. Njerëz të tillë rrallë ecin mbi tokë. Pasi të keni lexuar për secilin prej tyre do të ndiheni shumë më mirë për veten, dhe nuk do ju bëjnë përshtypje ato që të tjerët mendojnë. Pjesa më e madhe prej tyre e dinë se janë të ndryshëm, se konsiderohen si të sëmurë mendorë nga një kategori e caktuar, por nuk lejojnë që ky fakt t’i dekurajojë. Ata e konsiderojnë “çuditshmërinë” e tyre si talent, dhunti, si Michel Lotito, i cili është i famshëm në “profesionin” e tij. Është për t’u vënë re se të gjithë këta persona janë meshkuj.

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që në mbrëmjen e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh, gjatë 11,700 netëve të njëpasnjëshme. “Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët”, thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogram çanta me plehra, duke i transportuar 4 kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Bhagat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanju Bhagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Bhagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anormalitet i rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë.

Yokoi: Kalon 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i Ushtrisë Perandorake Japoneze në vitin 1941 dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikanë ripushtuan ishullin, dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, Yokoi u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. “Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta”, tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën e ndryshkur ende mbi shpatulla.

Mehran: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehran Karimi Nasseri, i njohur si sër, Alfred Mehran është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së Terminalit t aeroportit “Charles de Gaulle”, që në 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin “Charles de Gaulle”, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u lëviz në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.

Mitsuo: Jezus Krishti japonez

Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez i bindur se është Perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t’i ofrojnë nderin të bëhet Sekretari i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.

Bawden: Papa i vetëzgjedhur, Michael I, nga Kansas

David Allen Bawden (lindur më 1959), është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur “Papa Michael I” nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantistë. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme, për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse Kolegji i Kardinalëve nuk mund të zgjedhë një Papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur “Epikeia”, barazi.

Bihari: 18 vite i vdekur për shtetin

Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qenë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri në vitin 1994. Ai themeloi “Mritak Sangh”, ose “Shoqërinë e të Vdekurve” në Uttar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vite për të provuar se është i gjallë. Kur Lal Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976, ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 persona të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004 ata arritën të deklaronin 4 prej anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në parlament në Lal Ganj.

Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët

David Icke, është një ish-lojtar profesionistit futbolli, prezantuesi i emisioneve sportive në “BBC” dhe zëdhënësi i Partisë së Gjelbër Britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një “hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët”. Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga në grup sekret i quajtur “Elita”, një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si “Vëllazëria babilonase”, dhe shumë nga njerëzit më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë dhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeth II, dhe Kris Kristofferson. Ai është autori i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.

Nakamatsu: Fotografon çdo vakt për 34 vite

Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor, 1928), ose doktor NakaMats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin botëror të numrit më të madh të shpikjeve. Ai është ideatori i më shumë se 3 mijë shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike “PyonPyon”. Ai ka fotografuar dhe analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsus është të jetojë gjatë dhe t’i kalojë të 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.

Lotito: “Zoti që i ha të gjitha”

Michel Lotito (lindur më 15 qershor, 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi konsumon çfarë t’i dalë përpara. Njihet si “Zoti I Ha Të Gjitha”. Gjatë shfaqjeve të tij ai konsumon metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizorë dhe gjithçka tjetër. Gjatë vitit 1978 deri në vitin 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotito nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë të fuqishme. /kinemajashqiptare.com/

Print this item