| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 944 online users. » 0 Member(s) | 940 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469
|
|
|
| Mësoni më shumë rreth atyre që po u dërgoni email |
|
Posted by: iceboy - 05-08-2021, 09:53 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Rapportive është një startup me një ide për një inbox inteligjent të Gmail adresës tuaj, dhe më besoni kur ju them se shërbimi është shumë shoqëror.
Pasi ta keni shtuar si shtojcë në GMail në pjesën e majtë ju do të shihni të dhëna sociale mbi kontaktet tuaja gjersa ju po kompozoni një mesazh. Me versionin e avancuar të Rapportive, thjeshtë kompozoni një mesazh dhe futni një email adresë në fushën “to”, sikurse do të vepronit normalisht për të dërguar një email dhe Rapportive do të analizojë kontaktin dhe do të shfaq informacione të ndërlidhura me atë individë.
Edhe nëse ndodh që të futni shumë njerëz në një email të vetëm, Rapportive do të kërkojë informata për secilin emër që keni shkruar.
Qëllimi i Rapportive është për t’ju ndihmuar në konstruktimin e mesazheve më të mira. Vegla gjithashtu ka si qëllim që t’ju ndihmojë të keni një memorie të freskët dhe t’ju rikujtojë se kujt po i dërgoni mesazh, si keni komunikuat me të më parë dhe çfarë po flasin rreth rrjeteve sociale.
Veçoria në fjalë do të paraqitet gradualisht tek përdoruesit e Rapportive, por nëse dëshironi edhe ju do të shfrytëzoni këtë shtojcë interesante (që mund ta shihni edhe në video më poshtë) atëherë vizitoni këtë link /pcworldalbanian
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=ntjhXTXNWyo[/youtube]
|
|
|
| Facebook në shtator do të ofrojë lajme |
|
Posted by: iceboy - 05-08-2021, 10:11 AM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Me sfidat e radhës që po i vijnë, rrjeti Facebook është duke shikuar për rrugë të reja për t’i mbajtur 750 milionë përdoruesit e vet, në mënyrë që ata të mos largohen. Një rrugë nëpërmes të cilës janë duke u bërë përpjekjet është vendosja e lajmeve nga burimet e përzgjedhur në versionet e aplikacioneve që mund të lexojnë derisa të jetë përdoruesi ende duke përdorur rrjetin Facebook. Këta aplikacione të ri për publikim të lajmeve do të quhen “Facebook Editions”.
Sipas Forbes, një numër i këtyre shkarkuesve të lajmeve kanë aplikuar për ta pasur versionin e vet të aplikacionit si shfletues në Facebook. CNN, Daily dhe Washington Post janë shembuj të kësaj vije. “Facebook Editions” ka mundësi që të fillojë në shtator.
Butoni like i rrjetit Facebook është zgjeruar mjaft shumë nëpër faqet online dhe këto faqe të njëjtja do të kenë faqet e tyre në Facebook për dashamirësit e vet, por aplikacioni Editions do të lejojë ofruesit e këtyre lajmeve që ta ndryshojnë ndërfaqen në Facebook, duke e rregulluar atë si një mini-botë të rrjetit Facebook për lexuesit. Autori i Forbes beson që ky rrjet me siguri që të pyes për ndonjë të ardhur dhe shitje të reklamave, të grumbulluara nga këta aplikacione të veçantë.
Ndërmarrjet e lartpërmendura për lajme nuk kanë dhënë ndonjë komentim për këtë veçori që është duke u ndërtuar. Një zëdhënës nga Facebook tha: “Ne nuk kemi ndonjë gjë për të lajmëruar. Faqet e top mediave përgjatë tërë botës janë të lidhur me Facebook dhe ne vazhdimisht flasim me miqtë tanë për mënyrat e përmirësimit të këtyre lidhjeve.”
Google+ka arritur që të ketë 10 milionë përdorues. Këta dy sfidues të njëri-tjetrit janë duke u ndeshur rreth çështjeve si stolisja, privatësia, fotografitë, video-biseda dhe Google+ e ka tashmë në funksion një ide të ngjashme me “Editions”./pcworldalbanian
|
|
|
| Çifti skocez fitues i lotarisë prej 161.6 milionë euro |
|
Posted by: Nikita - 05-08-2021, 07:29 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (2)
|
 |
![[Image: f.0715232914463_m.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/fun/f.0715232914463_m.jpg)
Çifti bashkëshortor nga Skocia fitoi shumën rekorde të lotarisë me vlerë prej 161.6 milionë euro në lojën Euro Milioner, që do tua sigurojë, siç thanë ata “një të ardhme të artë dhe plotë dritë”.
Colin Weir (64 vjeçar) dhe bashkëshortja e tij Chris (55 vjeçare) nga rajoni Largs, jo fort larg Glasgout, planifikojnë që t’i shpenzojnë paratë duke udhëtuar, në blerjen e shtëpive të reja dhe pagesën e orëve të vozitjes për fëmijët e tyre.
“Desh mbetëm pa mend kur kuptuam se kemi fituar aq shumë para. Nuk mund ta besonim. Besoj se ashtu si deri më tash, familja jonë do të jetojë gjithmonë e lumtur, me një të ardhme të artë dhe plot dritë”, tha Chris Weir në konferencën për gazetarë.
Bashkëshortët nuk kishin përcjellë transmetimin direkt të tërheqjes së numrave të lotos, por rreth mesnate kishin mësuar për numrat fitues nëpërmjet teletekstit. Linja telefonike për fituesit ishte mbyllur për atë natë, kështu që u desh të presin deri të nesërmen në mëngjes për ta konfirmuar tiketën fituese.
Shuma e lotarisë u rrit javë pas jave, pasi askush nuk po arrinte ta fitonte jack-potin. Colin është ish kameraman dhe menaxher i një televizioni skocez, ndërsa bashkëshortja e tij është pensionuar si teknike medicinale në një institut psikiatrik.
Ata të dy thanë se do të vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e deritashme, por planifikojnë të blejnë shtëpi për fëmijët e tyre Carly (24 vjeçar) dhe Jamie (22 vjeçar) si dhe patundshmëri të tjera.
Colin shprehu dëshirën ta blejë një lozhë në stadiumin e klubit futbollistik Barcelona dhe të vizitojë shkëmbin Ayers në Australi. /Telegrafi/
|
|
|
|