Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 945 online users.
» 0 Member(s) | 941 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Facebook-ut po i vjen fundi nga Google +
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 06:08 AM - Forum: IT Zone - Replies (8)

Facebook-ut po i vjen fundi nga Google +

[Image: logo-google-plus.png]

Ndonëse ka vetëm dy javë që ka dalë në qarkullim, dhe ka shërbim të kufizuar, interesimi për Google + ka qënë shumë i madh, ndërsa deri më tani raportimet flasin se numri i përdoruesve po i afrohet 20 milionëve.

Por në fakt, anëtarët e këtij rrjeti të ri social, ndihen të kënaqur me Google + dhe arësyeja e vetme që japin është e thejshtë: Sepse është më social se Facebook.

Një ndër pika e forta të Google + është se të jep mundësinë që të klikosh aplikimi Path, që do të thotë se numri i miqve të tu, nuk kalon më shumë se 60 persona, pra ti mund të lidhesh vetëm me ata që njeh realisht në jetën e përditshme. Brenda këtij Path-i, ju mund t’i ndani me rrathë miqtë tuaj duke i kategorizuar ata, në: Miq, Famile, Punë etj… Në një farë mënyre këtë e ofron edhe Facebook, por ajo që e karakterizon Google + është organizimi dhe përpikmëria.

Një tjetër pikë e fortë, është komunikimi video. Edhe Facebook e aplikoi këtë opsion duke bashkëpunuar me Skype, por ajo që i mungon është video-komunikimi në grup, të cilën Google + e ofron përmes rrathëve. Në këtë mënyrë, në internet ju mund të zhvilloni një mini video-konference, të shkëmbeni ide, të debatoni apo edhe të ndani ngjarjet e ditës.

Mesa duket mbretëria e Facebook, po nisë të bjerë. Ka filluar të shfaqet triumfi i rrjetit të ri Google +.

Print this item

  Exlusive Text Styles Photoshop for Designer
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 05:56 AM - Forum: Resurse për dizajn - No Replies

Exlusive Text Styles Photoshop for Designer

[Image: 2218831.jpeg]

Size: 64.7 MB
Download

Wupload
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.wupload.com/file/54782254/Exlusive_Text_styles_Photoshop_for_Designer.rar" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.wupload.com/file/54782254/Ex ... signer.rar</a><!-- m -->

Filesonic
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.filesonic.com/file/1433002234/Exlusive_Text_styles_Photoshop_for_Designer.rar" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.filesonic.com/file/143300223 ... signer.rar</a><!-- m -->

Print this item

  Debati gjerman: Me lesh apo pa lesh?
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 05:41 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Debati gjerman: Me lesh apo pa lesh?

[Image: debati_gjerman_me_lesh_apo_pa_1.jpg]

88 përqind e femrave dhe 67 përqind e meshkujve thonë se rregullisht depilojnë zonat intime të trupit. Higjiena është arsyeja kryesore pse duhet të depilohemi.
Duket pak e çuditshme, por në një vend si Gjermania ndodh. Gazeta më e madhe ka nisur një debat në lidhje me faktin se a duhen depiluar zonat intime. Të gjithë mund të thonë menjëherë që PO. Të dhënat flasin në favor të kësaj.

88 përqind e femrave dhe 67 përqind e meshkujve thonë se rregullisht depilojnë zonat intime të trupit. Higjiena është arsyeja kryesore pse duhet të depilohemi.

Por pse kundër? Për shumë ekspertë të gjinekologjisë, leshi në zonat intime është sinjal dhe një tregues i aftësisë për të bërë seks. Ata thonë se leshi stimulon feromonet, një kimikat që shërben për të sinjalizuar partnerin për gatishmërinë për seks.

Një tjetër arsye është se nëse ajo zonë depilohet, lëkura tepër e ndjeshme mund të infektohet, të mbushet me puçrra dhe të gjenerojë të tjera probleme. Zgjidhja? Tani që njerëzit lahen shpesh dhe higjiena është më e mirë, duhet ruajtur një kaçubë.

Print this item

  Malazezët blejnë arkivole me klimë
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 05:39 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Malazezët blejnë arkivole me klimë

[Image: f.0717163637617_m.jpg]

Me frikë se më të dashurit e tyre të mos djersiten “në atë botë”, shumë blerës i kanë mundësuar firmës “AD” nga Vojvodina për të filluar një punë me prosperitet duke shitur arkivole me klimë.

Firma nga Baqka Topola njoftoi se blerësit më të shpeshtë të këtyre arkivoleve janë malazezët, ndërsa arkivolet e tilla kushtojnë rreth 5.000 euro.

Arkivolet janë të pajisur me klimë të firmës italiane Ceabis, i cili vendoset nën kufomën, shkruajnë mediat serbe.

Te malazezët është zakon që të vdekurit të mos varrosen menjëherë, por trupi i tyre mbahet për një kohë në shtëpi.

Në disa pjesë të Serbisë është zakon që në varreza të ndërtohen objekte prej disa metrave katrorë. Këto vende shpesh janë pre e hajnave të cilët vjedhin sendet me vlerë nga të vdekurit.

Print this item

  Krokodili i gjatë 6 metra i befasoi turistët në Australi
Posted by: NBR - 05-09-2021, 08:06 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Brutus, krokodili gjigant detar i cili ishte i etur për gjak u hodh dy metra nga uji në lumin Adelejd në Australinë e Jugut.

Fotografja Katrina Bridžford kishte vendosur që të kaloj një pushim me familjen e saj në lumin Adelejd në jug të Australisë. Dhe pikërisht në këto pushime,shkrepi foton më të mirë të jetës së saj.

Brutus, i gjatë gjashtë metra i cili ishte një krokodil detar gjigand (! Nuk është gabim, krokodilat e detrave,jetojnë edhe nëpër lumen), kërceu nga uji kaloi afër kokës së turistëve dhe mori ushqimin e tij të preferuar mishin e demit i cili ishte i varur në çatinë e anijes.

Australianët për vite me rradhë kishin organizuar turne me krokodilët që kërcejnë, kurse Brutus ishtë një nga atraksionet më të mëdha. Megjithatë kështu fotografi asnjëher nuk ishte bërë. /kuriozitete.net/

[Image: krokodili-300x199.jpg]

Print this item

  Bëhet gjysh që në moshën 29-vjeçare
Posted by: NBR - 05-09-2021, 08:05 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Eshtë vetëm 29 vjeç dhe që tani është bërë gjyshi më i ri i Britanisë e ndoshta edhe i gjithë botës.

Shem Davies ka ndër të tjera edhe statusin e gjyshit pasi vajza e tij 14-vjeçare, Tia, ka lindur një vajzë, të quajtur Ava Grace, vetëm një javë përpara se ajo të mbushte 15 vjeç. Shem, i papunë dhe i ndarë nga nëna e Tias tre muaj pasi ajo lindi, është shprehur shumë i kënaqur për ardhjen në jetë të mbesës së tij.

Sidoqoftë mund të thuhet se gjyshi 29-vjeçar ende nuk e ka kaluar shokun që pësoi kur vajza e tij i tha se kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj 15 vjeç, Jordan Williams.

Faktikisht mund të thuhet se është një gen familjar, sepse po ashtu si vajza e tij, edhe Shem u bë prind në moshën 14-vjeçare. “E di se sa e vështirë do të jetë për ata. Kam qenë në të njëjtën situatë dhe vetë dhe nuk e përballova si duhet, kur u bëra baba në moshën 14 vjeç”, tregoi ai.

Kurse nëna e Tias, 30-vjeçarja Kelly, nuk e mendon në të njëjtën mënyrë: “Gjithmonë kam pasur frikë se mos bënte të njëjtin gabim si mua dhe gjithmonë I kam tërhequr vëmendjen të përdorte metoda contraceptive”. Po mesa duket ka qenë e kotë. /kuriozitete.net/

[Image: gjysh.jpg]

Print this item

  Kërcen nga ndërtesa dhe i propozon të dashurës
Posted by: NBR - 05-09-2021, 08:04 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: propozim-300x203.jpg]

Një amerikan i përgatiti të dashurës së tij ndoshta propozimin më të tmerrshëm në botë për martesë – i propozoi duke kërcyer nga ndërtesa.

I riu i quajtur Josh i propozoi martesë të dashurës së tij në mënyrë shumë origjinale.

Kur Josh nisi të flasë se dëshiron të martojë të dashurën e tij shumëvjeçare Brooke, zemra e saj ndaloi për një moment, jo nga gëzimi, por nga frika. Josh, para se ta pyeste “A do të martohesh me mua?”, kërceu nga kulmi i ndërtesës, transmetojnë mediet amerikane.

Megjithatë, për fatin e nuses së ardhshme, në fund gjithçka përfundoi mirë. /kuriozitete.net/

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=qo2n4sogAj8[/youtube]

Print this item

  Apple do të rifreskojë linjën e monitorëve
Posted by: iceboy - 05-09-2021, 05:21 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: apple_lion_led_cinema_display_615783429....cle_medium]

Sipas një lajmi të paraqitur “gabimisht” në ueb faqen e saj thuhet se Apple po përgatit paraqitjen formale të Thunderbolt në pajisje tjera të linjës së saj të produkteve.

MacRumors kanë gjetur një produkt në kuadër të faqes së Apple, që tani veçohet me një prapavojë të OSX Lion, ku shfaqet një T-bolt i lidhur me ekrane Cinema. Imazhet që shfaqin lidhjen më nuk janë të pranishme dhe nuk mund të shihen, por megjithatë sistemi i këtillë i lidhjes duke mjaft interesant.

Duke konsideruar se Lion ka rreth dy javë të mbetura për tu paraqitur në treg, nuk do të jetë ndonjë befasi nëse së shpejti dëgjojmë diçka zyrtarisht në lidhje me këtë sistem, që mund ta shihni mëposhtë në fotografi./PCWorld Albanian

[Image: lion_display_macs.jpg]

[Image: lion_display_daisy.jpg]

Print this item

  Qeni sulmon peshkaqenin!
Posted by: withstyle - 05-09-2021, 05:09 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

Një burrë i panjohur xhiroi në Australi qentë të cilët në një cekëtinë mundohen t’i sulmojnë peshkaqenët, pastaj e zhysin dhe e kafshojnë njërin prej tyre.
Burri, i cili xhiroi këtë skenë të pazakontë edhe vetëm mbeti i befasuar.

“Po vijnë. Ai (qeni) po e zhyt. Po e kafshon! Qeni kafshon peshkaqenin!”, dëgjohet duke thënë xhiruesi. /Telegrafi/

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=6HyIZh5BQZY[/youtube]

Print this item

  Per NightWarrior.!
Posted by: mamboO.xP. - 05-09-2021, 04:57 PM - Forum: Punimet - Replies (8)

Big Grin Big Grin Big Grin Big Grin Big Grin Big Grin Big Grin Big Grin

[Image: nghtwarrior.jpg]

Print this item