Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 953 online users.
» 0 Member(s) | 949 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Google eleminon 11 milion faqe web
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 04:19 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Google eleminon 11 milion faqe web

[Image: thumbnail.php?file=google_logo_446983989...cle_medium]

Google ka eliminuar 11 milion faqe interneti nga motori i kerkimit, duke i konsideruar te rrezikshme sepse shperndajne programe malinje.

Sipas Oliver Fisher, pjesetar i grupit kudra programeve malinje te Google, motori i kerkimit eliminoi te gjitha faqet me mbarese co.cc, qe i perkasin nje kompanie koreane, e cila i jepte falas keto “subdomain”.

Google ka sisteme mbrojtese qe bllokojne programet malinje, por vendimi u mor sepse ne keto faqe perbenin nje rrezik me te larte se normalja.

Print this item

  Oficeri i policisë çonte prostitutat në hotele sipas porosis
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 04:09 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Oficeri i policisë çonte prostitutat në hotele sipas porosisë

[Image: sipas_policise_arjan_hoxha_u_a.jpg]

Oficeri i komisariatit nr.3 në policinë e Tiranës, Arjan Hoxha, 37 vjeç, akuzohet se ka dërguar në hotele dhe në banesa të ndryshme tri vajzat që i shfrytëzonte si prostituta

Një veprim të tillë ka qenë duke kryer edhe sot polici 37-vjeçar kur është vënë në pranga nga kolegët e tij.

Arjan Hoxha, 37 vjeç, specialist për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytet, u arrestua në flagrancë në Durrës, në ambientet e një hoteli, ku ai shfrytëzonte një 23-vjeçare dhe një të mitur për prostitucion.

Sipas policisë, Arjan Hoxha u arrestua në malin e Robit, në Kavajë, pasi në rolin e tutorit kishte lënë për të përfituar dy femra, të cilat pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të tjerë, përfitonin shumën prej 100 eurosh

Sipas policisë, ndaj Hoxhës ishte kryer një hetim disamujor, i cili u finalizua sot me prangosjen e tij nga specialistët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Në pranga ka përfunduar edhe njëra nga femrat që ushtronte prostitucion, Xh. H, 23 vjeçe.

Print this item

  Luani i paralizuar
Posted by: NBR - 05-10-2021, 03:36 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

Ariel është një luan 3-vjecar, i cili ka humbur aftësinë për të lëvizur gjymtyrët e tij, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Veterinerja Livia Pereira kujdeset për luanin në shtëpinë e saj në San Paolo, bashkë me pronaren e kafshës, Raquel Borges.

Por përkujdesja dhe kurimi i Arielit, kushton të paktën 11 mijë dollarë cdo muaj, ndaj dy gratë i kërkuan ndihmë komunitetit dhe miqësive virtuale. Në faqen Facebook “Ajuda ao Leo Ariel”, dy gratë kanë lëshuar një apel për të gjithë ata njerëz që kanë dëshirë që të ndihmojnë. /kuriozitete.net/

[Image: Luani-300x196.jpg]

Print this item

  Plazh në një det algash
Posted by: NBR - 05-10-2021, 03:30 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (4)

Këta kinezë mund të kenë qënë duke shpresuar për rërë të bardhë dhe det të pastër kur morën pushimet e tyre verore të këtij viti.

Por banorët e Qingdao nuk kanë lejuar që lulëzimi i algave t′i frikësojë, kanë veshur kostumet e banjos dhe kanë filluar të notojnë.

Deti i i gjelbër është të paktën 70 metra i gjerë dhe 100 metra i gjatë, dhe shtrihet në plazhin më të njohur të Qingdaos. /kuriozitete.net/

[Image: plazh.jpg]

Print this item

  Fëmijët zbulojnë fenomenin e rrallë shtazor
Posted by: NBR - 05-10-2021, 03:17 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Shtatëvjeçarët Noah Battelley dhe Meg Willis kanë shkuar gjatë pushimeve në një shëti në rrethinën e Dersinghamit, në lindje të Anglisë.

Pasi të dytë janë adhurues të fluturave, ata i përkushtuan kohën kësaj kënaqësie, por zbuluan diçka që deri tash nuk është ditur. Në një nga bimët barishtore, ata zbuluan dy karkaleca me ngjyrë roze.

Ata me shkathtësi i futën në një gotë qelqi për t’iu treguar pastaj të mëdhenjve zbulimin e tyre.

Në fakt, karkaleca me ngjyrë të tillë janë zbuluar diku edhe më herët, por zbulimi i tyre megjithatë është i jashtëzakonshëm, pasi bëhet fjalë për lloj shumë të rrallë. Biologët thonë se ngjyra “pink”, përkatësisht rozë është pasojë e mutacionit.

Nëna e djaloshit tha se Noah tregon interesim të madh për botën shtazore dhe se nuk bën asnjë shëtitje në natyrë pa u kthyer me diçka interesante.

Mbase ky zbulim do të nxisë shumëkënd që të ecën me sy të hapur! /kuriozitete.net/

[Image: femjet-300x175.jpg]

Print this item

  Aksident në vendin e punës: E theu duke xhiruar film pornogr
Posted by: withstyle - 05-10-2021, 02:19 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (7)

[Image: ?di=L91K]
Aktori i filmave pornografik Prince Yahshua po e merr veten në shtëpinë e tij pas një fatkeqësie që pësoi më 23 gusht gjatë orarit të punës.
Sipas agjencisë së lajmeve AVN, gjatë një skene ekstreme seksi me partneren e tij Bethany Benz, e theu penisin dhe së paku dy muaj nuk guxon të vazhdojë xhirimet.

Për të mos e mbajtur kurioz publikun për të gjitha detajet e fatkeqësisë, vetë aktori është përpjekur që në mënyrë sa më të detajuar ta përshkruajë aksidentin për mediat.

Ai tha se penisi i kishte rrëshqitur gjatë seksit të egër me partneren e tij në film dhe me tërë fuqinë e kishte goditur për kockën e turpit të partneres. Kishte dëgjuar një kërcitje, ndërsa menjëherë më pas nga penisi filloi t’i dalë gjak. Është dërguar urgjentisht në spital ku i është nënshtruar operacionit i cili zgjati tre orë.

Prince Ahshua falënderoi të gjithë adhuruesit për porositë e mbështetjes në adresë të tij dhe ai tha se për të është shumë e rëndësishme që nuk e ka braktisur as e dashura e tij, Aryana Starr, e cila “është shenjtore e vërtetë”. /Telegrafi/

Print this item

  Modeli më i ri i telefonit! (Video)
Posted by: Nikita - 05-10-2021, 11:24 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

[Image: f.0718112526929_m.jpg]
Nervoza, emocionet dhe dëshira që sa më mirë t’i prezantoni kërkesat mund të qojnë deri në huti, gabime dhe tu merret fytyra. Megjithatë e tërë kjo nganjëherë mund të duket simpatike.
Një aktiviste protestuese në Spanjë u emocionua tepër kur asaj i erdhi radha t’i drejtohet masës me kërkesat e protestuesve të grumbulluar me megafon.

Ndoshta ajo për herë të parë e përdori megafonin, ose ndoshta kjo i ndodhi për shkak të emocioneve. Sido që të jetë, zonja duket shumë simpatike. Shikojeni videon. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=WZ3fbNj8uVg[/youtube]

Print this item

  Francezi pikturoi Federerin për katër minuta
Posted by: Nikita - 05-10-2021, 11:22 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: f.0718115506436_m.jpg]
Dihet se për ta punuar një portret të mirë nevojiten muaj madje edhe vite.
Artisti francez bëri mrekulli duke e pikturuar njërin prej tenistëve më të mirë sot Roger Federer në një kohë shumë të shkurtë.

Javën e kaluar piktori francez Jean-Pierre Blanchard gjatë një ankandi pikturoi tenistin zviceran për vetëm katër minuta. Piktura menjëherë pasi u punua iu shit firmës Ernst&Young për 16.100 franga zvicerane. Paratë nga shitja e pikturës do t’i dhurohen fondacionit Federer për ndihmë fëmijëve në Afrikë. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=yRxGihSUNEs[/youtube]

Print this item

  Kinezi tërhoqi 25 kilogramë bletë në trupin e tij
Posted by: Nikita - 05-10-2021, 11:20 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: f.0718112844233_m.jpg]Një garë shumë e pazakontë është mbajtur në qytetin Shaoyang të provincës Hunan në Kinë. Dy bletarë garuan se cili do të tërheqë më shumë bletë në trupin e tij. Fitoi 42 vjeçari Wang Dalin të cilit iu ngjitën 26 kilogramë bletë në trup.
Të veshur vetëm me nga një palë brekë të shkurta Dalin dhe 20 vjeçari Lv Kongijang ia filluan garës, Me anë të amzave ata tërhiqnin bletët tjera, por më i suksesshëm u dëshmua bletari më plak dhe me më shumë përvojë.

Dalin për 60 minuta arriti të tërheqë 25.8 kilogramë bletë në vete, derisa Kongjiang tërhoqi 22.9 kilogramë. Kjo garë e pazakontë tërhoqi shumë njerëz, por ata për dallim nga bletarët, kryesisht bartnin syze dhe rroba mbrojtëse, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
[Image: bb1.jpg]

Print this item

  Cfare fshihet pas Internetit ?
Posted by: BAAM - 05-10-2021, 06:09 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Cfare fshihet pas Internetit ?

[Image: internet-3.jpg]

Motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale na njohin gjithmonë e më mirë. Falë gjurmëve që lëmë në rrjet, e dinë se çfarë na pëlqen dhe çfarë kërkojmë. Janë ata që seleksionojnë rezultatet, duke zgjedhur vetëm ato më të përshtatshmet për ne.

Pak persona e kanë vënë re postimin e shfaqur në blogun zyrtar të “Google” në 4 dhjetor të 2009-s. Nuk kërkonte të tërhiqte vëmendjen: ishte lista e fjalëve më të kërkuara. Por, jo të gjithëve u shpëtoi ky detaj. Dany Sullivan analizon gjithmonë me kujdes postimet e “Google” për të kuptuar se cilat janë projektet e ardhshme të kompanisë kaliforniane dhe gjeti diçka shumë interesante. Bëhej fjalë për kërkimin e personalizuar. Sot “Google” përdor 57 tregues, nga vendi ku jemi, deri tek browser-i që jemi duke përdorur apo kërkimet që kemi bërë më parë për të kuptuar kush jemi dhe se çfarë sajtesh na pëlqen të vizitojmë. Edhe kur nuk jemi në internet, vazhdon të personalizojë rezultatet dhe të na tregojë faqet tek të cilat ka shumë mundësi të klikojmë. Zakonisht mendohet se kur bëjmë një kërkim në ‘Google’ të gjithë marrin të njëjtat rezultate: por që nga dhjetori i vitit 2009 nuk është më kështu. Ne, falë algoritmit të famshëm të kompanisë “PageRank”, shohim ato rezultate që janë më të përshtatshme për ne, ndërsa të tjerët, ato që u përshtaten atyre. Me pak fjalë, “Google” nuk është i njëjtë për të gjithë. Të kuptosh diferencën, nuk është e vështirë. Në pranverën e vitit 2010, ndërsa platforma “Deepwater Horizon” derdhte naftë në Gjirin e Meksikës, dy mikesha bënë të njëjtin kërkim në ‘Google’. Të dyja jetojnë në verilindje të SHBA-ve dhe janë të bardha, të mbushura dhe me prirje të majta. Me pak fjalë, dy persona pak a shumë të ngjashëm. Të dyja u futën në ‘Google’ me fjalën “BP”, por morën rezultate të ndryshme. Njëra gjeti informacione me investimet e lidhura me ‘BP’, tjetra lajme. Në një rast, faqja e parë e rezultateve të “Google” përmbante linket për incidentin në Gjirin e Meksikës, në tjetrën nuk kishte asgjë të tillë, vetëm reklamë për kompaninë e naftës. Madje, edhe numri i rezultateve të gjetura ishte i ndryshëm: 180 milionë për njërën dhe 139 për tjetrën. Por nëse diferenca mes këtyre mikeshave ishte kaq e madhe, imagjino se si mund të jetë për shembull, mes një republikani të vjetër nga Teksasi dhe një biznesmeni japonez. Tani që ‘Google’ është personalizuar, kërkimi për qelizat staminale sigurisht që u jep rezultate tërësisht të kundërta shkencëtarëve që janë pro apo kundër kësaj çështjeje. Nëse shkruan: “prova për ndryshimet klimatike”, një ambientalist dhe një drejtues i një kompanie nafte do të gjejnë përgjigje të kundërta. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se motorët e kërkimit janë neutralë. Ndoshta mendojmë kështu, sepse na janë plotësuar kërkesat tona. Lajmërimi i dhjetorit të 2009-s në ‘Google’ bëri kthesë dhe një revolucion të rëndësishëm, por thuajse të padukshëm në mënyrën tonë të konsumimit të informacionit. Mund të themi se që nga ajo kohë nisi epoka e personalizimit.

Më thuaj se çfarë do
Bota dixhitale po ndryshon, madje më shpejt se sa mendohej. Sipas një studimi të bërë nga “Wall Street Jornal”, 50 sajtet më popullorë në botë janë nga ‘CNN’, ‘Yahoo’ apo ‘MSN’, që pothuajse të gjithë mbajnë të dhënat tona personale. Nëse kërkojmë një fjalë si depresioni në një fjalor online, në të njëjtën kohë aktivizohen sajte të tjera që na ftojnë të shohim reklamat e antidepresivëve. Nëse kërkojmë mbi mundësitë që gruaja mund të na tradhtojë, dalin një numër i madh lajmërimesh për testet e ADN-së për t’u siguruar për atësinë e fëmijës. Gara për të ditur sa më shumë të jetë e mundur rreth nesh është tashmë në qendër të betejës së shekullit mes gjigandëve si “Google”, “Facebook”, “Apple” dhe “Microsoft”. Shumë analistë mendojnë se, edhe pse ky shërbim duket falas, ai paguhet përmes informacioneve që japim për veten, informacione që “Google” dhe “Facebook” janë gati t’i transformojnë në para. Edhe pse janë falas dhe të domosdoshëm, ‘Gmail’ dhe ‘Facebook’ janë edhe makina për të na nxjerrë të vërtetat dhe detajet më intime të jetës sonë. “Iphone” ynë personal di ekzaktësisht ku shkojmë, kë marrim në telefon, çfarë lexojmë. Për më tepër, me GPS është në gjendje të kuptojë nëse po ecim, jemi me makinë apo në ndonjë festë. Edhe pse deri tani “Google” ka lejuar të mos shpërndajë të dhënat tona personale, sajte dhe aplikacione të tjera shumë popullorë nuk garantojnë asgjë për këtë fakt. Pas faqeve që vizitojmë fshihet një treg i madh informacioni mbi atë çka ne bëjmë online. Këto informacione kontrollohen nga shoqëri për mbledhjen e të dhënave, pak të njohura, por shumë fitimprurëse, si “BlueKai” dhe “Acxiom”. Vetëm “Acxiom” ka mbledhur mesatarisht 1500 informacione për çdo person në databazën e tij, që përfshin 96 për qind të amerikanëve. Sipas drejtueses operative të “Facebook”, Sheryl Sandberg, brenda tre apo maksimumi 5 vjetëve ideja e një sajti jo të personalizuar duket absurde. Një nga zëvendëspresidentët e ‘Yahoo’, Tapn Bhat është dakord: “E ardhmja e uebit është personalizimi. Tashmë interneti duhet të jetë inteligjent dhe në përputhje me kërkesat e çdo përdoruesi”. Ish-administratori i deleguar i “Google”, Eric Scmidt deklaron i entuziazmuar: “produkti që kam dashur gjithmonë të krijoj është një kod që gjen menjëherë atë që jam duke shkruar”. ‘Google instatnt”, që na e nxjerr para kohe atë që duam të shkruajmë, doli në vjeshtë të vitit 2010 dhe ky është vetëm fillimi. Sipas Schmdt, përdoruesit duan që ‘Google’ t’u thotë se çfarë duhet të bëjnë më vonë. Por personalizimi nuk kushtëzon vetëm atë që blejmë. Për një përqindje gjithmonë e më të madhe përdoruesish, sajtet e lajmeve të personalizuara si “Facebook” po bëhen burim thelbësor informacioni: 36 për qind e amerikanëve nën 30 vjeç i lexojnë lajmet në rrjetet sociale. Por siç thotë themeluesi i tij, Marck Zuckenberg, “Facebook” është ndoshta burimi më i madh i lajmeve në botë. Por personalizimi nuk po kushtëzon fluksin e informacionit vetëm në “Facebook”: tashmë shërbime si “Yahoo News” dhe “News.me”, i përshtatin titujt me interesat dhe dëshirat tona të veçanta. Personalizimi ndërhyn edhe në zgjedhjen e videove që shohim në “Youtube” dhe blogje të ndryshme. Influencon tek e-mailet që marrim, tek partnerët që takojmë në ‘OKCUpid‘ apo restorantet që sugjeron ‘Yelp’: personalizimi mund të vendosë jo vetëm me kë dalim, por edhe ku shkojmë dhe për çfarë flasim. Algoritmat që merren me reklamat e personalizuara po nisin të administrojnë edhe jetën tonë. Ashtu siç tregon Eric Scmidt, “do të jetë shumë e vështirë të shohësh apo të blesh diçka që në një farë mënyre nuk është krijuar sipas dëshirës sonë”.

Sekrete online
Tendenca e fundit quhet “zbulim i të fshehtave”. Në Shtetet e Bashkuara shumë persona ndiejnë nevojën që të rrëfejnë sekretet e tyre në internet, sepse janë më të lirshëm përpara ekranit të kompjuterit dhe e kanë më të lehtë t’u hapin zemrën njerëzve që nuk i njohin. Në Shtetet e Bashkuara shumë njerëz tregojnë historitë e tyre në internet, duke i dhënë kështu jetë një tendence të re; asaj të vjedhjes së sekreteve shumë kollaj. Shpesh rrjetet sociale i lehtësojnë miqësitë, por është e vërtetë gjithashtu se në internet konfliktet përhapen më shpejt dhe janë më të dhunshme se ballë për ballë. Në fakt, pas ekranit të kompjuterit ndihemi më të mbrojtur, por edhe pse është një publik shumë i madh, thuhen gjëra që nuk do të thuheshin kurrë përballë. Por emocionet mbeten të forta: për shembull të zbulosh se shoku i zemrës nuk të ka vënë në listën e “miqve të ngushtë”, është e sigurt se menjëherë do të zhgënjehesh. “Facebook” është adresa më e klikuar në internet. “Ai që regjistrohet në këtë adresë ka mundësi të krijojë lidhje të reja, të marrë më shumë informacione, të krijojë kontakte me njerëz të rinj. Një lidhje të dobët nuk e pengon asgjë që të bëhet një lidhje e fortë”, – thotë një sociolog. “‘Facebook’ ndihmon më shumë në forcimin e lidhjeve të saponisura, sesa të krijojë njohje të reja”. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, personat që përdorin një rrjet social japin të dhëna të rreme, pra përpiqen të hiqen si njerëz të tjerë. “Edhe në jetën reale ndodh një gjë e tillë, kur krijojmë një lidhje të re ose kur dërgojmë një kurrikul në një punë: gjithnjë mundohemi t’i japim më shumë rëndësi vetes”, – thotë një sociolog spanjoll. Po dashuria? Rrjetet sociale mund të ndihmojnë të gjesh një partner. Përmes një klikimi mund shohësh menjëherë jo vetëm pamjen e jashtme, por edhe nëse shijet tuaja intelektuale përputhen. Gjithsesi, ky “udhëtim” nuk është pa rreziqe. Nëse interneti na ka ndryshuar kaq shumë mënyrën tonë të jetesës, mos harroni që gjithçka që keni bërë apo bëni aktualisht regjistrohet, dhe asnjë sekret, sidomos online nuk mbetet më i tillë.

Print this item