| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 961 online users. » 0 Member(s) | 957 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469
|
|
|
| Gjinjtë më të mëdhenj në botë ( pothuajse 20 kilogramësh, di |
|
Posted by: BAAM - 05-11-2021, 05:46 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Gjinjtë më të mëdhenj në botë ( pothuajse 20 kilogramësh, diametër prej 170 centimetrash)
![[Image: gjoks1.jpg]](http://shqiperia.gr/wp-content/uploads/2009/07/gjoks1.jpg)
Norma Stitz pranon se ka probleme të mëdha me njohjen e meshkujve sepse ata i ngulin sytë në gjinjtë e saj gjigant, me peshë prej pothuajse 20 kilogramësh.
“Kur të njoh një mashkull, kam dëshirë të interesohet për mua, e jo për gjinjte e mi”, ka thënë Stitz.
Gjinjtë e saj, të cilat kanë diametër prej 170 centimetrash, edhe zyrtarisht janë regjistruar në Librin e rekordeve Guinness. Me prejardhje nga Atlanta, Norma thotë: “Njerëzit më pyesin pse nuk i zvogëloj, e pse do t’i kisha zvogëluar kur më ofrojnë një jetë kaq të mrekullueshme”. “Tani kam marrë oferta të shumë stacioneve televizive të mëdha botërore që të shkoj dhe t’i shfaq”, ka përfunduar ajo./Shqipria.gr
|
|
|
| Ironia e fatit, e vret rrufeja 48 vjet pas te atit |
|
Posted by: NBR - 05-11-2021, 05:21 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (2)
|
 |
Amerikani Stefen Runej u vra nga nje rrufe 48 vjet pasi babai i tij vdiq ne te njejten menyre. Fatkeqesia ndodhi pak momente pasi ai siguroi gruan e tij se ai nuk mund te kishte te njejtin fat. Runej, 54 vjeç, ishte në një piknik familjar kur i kishte thënë gruas së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes se ai nuk do të përjetonte të njëjtën fatkeqësi si babai i tij, por, më pas, për ironi të fatit, u godit nga një rrufe.
Kushëriri i Runej, Skot Digeralamo, i tha policisë se ishin shkëputur nga barbekyja përkohësisht për të pirë cigare kur u goditën nga rrufeja. Ndërsa Digeralamo mbijetoi, Runej vdiq pas pesë ditësh. Ai kishte qenë vetëm pesë vjeç kur babai i tij u vra nga një rrufe, ndërsa peshkonte në Forteskju, Nju-Xhersi. /shqiperia.com/
|
|
|
| Bie ne rrjete breshka e rralle, matrikulohet ne breg |
|
Posted by: NBR - 05-11-2021, 05:20 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (2)
|
 |
Është matrikuluar pa nevojën e ndonjë veterineri dhe specialisti të zoologjisë, një breshkë e rënë në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarit Shkëlzen Begu, i cili pasi është zbavitur vetë me të, e ka nxjerrë në bregun e Durrësit, duke ua treguar specien e rrallë edhe pushuesve në brezin e rërës. Gjallesa, e cila nuk është e para që bie në rrjetat e peshkatarëve, ishte rreth 60 cm e gjatë dhe 35 kg. Begu pohoi se breshka ka rënë në kurth në një zonë jo shumë larg nga bregu. Thellësia ku janë hedhur rrjetat nuk ka qenë më shumë sesa 20 m, ndërsa nga brigjet anija e vogël e peshkimit ka qenë jo më shumë se 1.5 milje. Kureshtarët kanë qenë të shumtë, ndaj ata kanë rendur sapo kanë mësuar praninë e breshkës.
Ndërkaq, peshkatari i ka shënuar të dhënat që kanë të bëjnë me vendin ku është gjetur breshka, datën e gjetjes së saj, emrin e peshkatores, si dhe nuk kanë harruar që t’i vendosin emër. Emri i breshkës do të jetë Fjona. Është hera e parë për këtë vit që në ujërat e plazhit të kësaj zone gjendet breshkë uji. Gjallesa nuk kishte asnjë shenjë plagosjeje dhe, sipas peshkatarit, rënia në rrjeta e saj është rastësi. Një vit më parë, dy breshka të rralla uji u kapën nga një peshkatar në bregdetin e Durrësit. Organizata Botërore e Kujdesit për florën e faunën në brigjet e Adriatikut ka ndërmarrë një sërë projektesh lidhur me studimin e jetës nënujore të gjallesave, si dhe me matrikulimin e shumë prej tyre. /shqiperia.com/
|
|
|
| Fiton para duke ngrene |
|
Posted by: NBR - 05-11-2021, 05:19 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (2)
|
 |
Kjo grua fiton 90 mijë dollarë në vit pa bërë asgjë, përveçse duke ngrënë. Në përpjekjet e saj për t’u bërë gruaja më e shëndoshë në botë, Dona Simpson po përfiton paraprakisht mijëra dollarë nga fansat e saj, të cilët paguajnë për ta parë atë on-line duke ngrënë. Nëna e dy fëmijëve, e cila tashmë e ka marrë një titull si gruaja më e shëndoshë në botë që ka arritur të lindë fëmijë, bën para nga njerëzit kuriozë, që duan ta shohin atë ndërsa ha më shumë se 15 000 kalori në ditë. Dona, 44 vjeçe, peshon 317,5 kg, por është e vendosur të shtojë akoma më shumë kile për të arritur ëndrrën e saj, të peshojë 457 kg dhe të kurorëzohet gruaja më e shëndoshë në botë. /shqiperia.com/
|
|
|
| ESC Gaming në GameGune pa tacky |
|
Posted by: Jo :) - 05-10-2021, 11:06 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (4)
|
 |
ESC Gaming do të udhëtojë për në GameGune javën tjetër në mungesë të Tommy "tacky" Mosgaard, pasi lojtari norvegjez është i shtruar në spital pasi ka disa eshtra të thyer.
Me vetëm pesë ditë larg eventit të madh të GameGune në Bilbao, ekipi suedezo/norvegjez i ESC Gaming kanë marrë një shok të rastit me lajmin se Tommy "tacky" Mosgaard nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit pasi është i shtrirë në spital.
Menaxhmenti i ESC sot konfirmoi se Mosgaard është rrahur, gjë që i janë thyer disa eshtra që do të mbajnë lojtarin për rreth një deri në dy javë të shtirë në spital për shërim.
Christian Lenz, menaxheri i ESC Gaming dha këtë deklaratë:
"Sot na lajmëroi BARBARR se Tommy nuk mund të udhëtojë së bashku me ne në Bilbao pasi është rrahur dhe ka nevojë për të qëndruar në spital. Nuk ka ndonjë gjë kritike por Tommy i ka disa eshtra të thyer dhe ka një disponim shum të vogël. Lojtarët, unë dhe i gjithë stafi i ESC jemi shokuar nga kjo gjë, pasi Tommy është një njeri shumë i qetë dhe i mençur gjë që nuk do ta bënte të fillonte ndonjë përleshje. I urojmë shërim sa më të shpejtëm, dhe shpresë ta shohim sa më shpejtë në rrethin tonë. Ne do të udhëtojmë për në GameGune sigurisht, pasi ne kemi punuar shumë pas rezultateve në ICSC 8. Zëvëndësimi i Tommy-t do të jetë karrigan, dhe e falendëroj Finn-in dhe mousesports për ndihmën. Në këto çaste nuk është e ditur se kur Tommy do të na rikthehet saktësisht, por ne do ta presim atë sigurisht. Udhëtime së bashku, vdekje së bashku, djemtë e këqinjë përgjithmonë!"
Siç deklaroi Lenz, ekipi ftoi Finn "karrigan" Andersen t'i bashkohet ekipi të ESC Gaming për GameGune, duke lënë ekipin pas këtij ndryshimi me këtë përbërje:
Andreas "moddii" Fridh
André "BARBARR" Møller
Markus "pronax" Wallsten
Karl-William "kalle" Haraldsen
Finn "karrigan" Andersen
Ne i urojmë Mosgaard shërim sa më të shpejtë, ndërsa dëmtimet që pritet t'i bëjë ESC Gaming me këtë përbërje do të keni mundësi t'i shihni të premten që vjen në GameGune në Bilbao. Qëndroni me ne.
|
|
|
| Video: manne vs nSydia |
|
Posted by: Jo :) - 05-10-2021, 10:02 PM - Forum: Zbavitje
- Replies (7)
|
 |
manne -5 (a2g vs nSydia)
Keni një javë që nuk keni shikuar ndonjë moment të bukur nga top lojtarët botërorë? Por kur kemi ish-lojtarin e fnatic Manne "manne" Nordqvist që u përkujdes të na sjellë momente të bukura. Në këtë rast mund të shihni një ace të përkryer nga Nordqvist kundër ekipit francez nSydia. Ndqini momentin më poshtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=IN3FSjeWIVI[/youtube]
|
|
|
|