![]() |
|
Google+, ku janë femrat? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Google+, ku janë femrat? (/thread-7037.html) |
Google+, ku janë femrat? - iceboy - 05-08-2021 Google+ për shumëkënd po tingëllon si një klub i djemve, por sipas parashikimeve të fundit numri i fermave që po përdorin rrjetin e ri social të Google po rritet. Gjatë kësaj jave, Paul Allen prej FamilyLink dhe Ancestry.com tha se një e treta e përdoruesve të Google+ janë femra. Kjo paraqet një rezultat të mirë krahasuar me supozimet e mëhershme që theksonin se vetëm ¼ e përdoruesve të këtij rrjeti janë femra. Allen gjithashtu me saktësi parashikoi se Google+ 10 milion përdoruesit e Google. “Posteri i 18 meshkujve në një vaskë që ka qarkulluar gjatë javës së kaluar nuk reflekton realitetin e asaj se çka po ndodh në Google+” shkroi Allen. Por edhe pse shifrat e Allen janë të sakta përqindja e përdoruesve të Google+ që janë femra është ende prapa përqindjes së përdoruesve femra që janë nëpër rrjetet tjera sociale. ![]() Sipas një ankete Google+ prej fillimi është dominuar nga ekspertë të industrisë së teknologjisë dhe në veçanti prej inxhinierëve. Por rrjeti social gradualisht është zgjeruar drejt më shumë miqve dhe familjeve, si rrjedhojë e ftesave dhe për shkak të kësaj është rritur edhe numri i përdoruesve femra. Faqja “Women of G+” është paraqitur në skenë dhe ka deklaruar se “33% e përdoruesve të Google+ janë femra dhe 100% prej tyre janë të mahnitshme”. /pcworldalbanian |