Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Stimuloni Windows 7 në iOS me iWindows
#1
[Image: Windows_7_ne_iOS_193502689.jpg&size=article_medium]

Mos mashtroni nga titulli. Ju mund të merrni pamjen e thjeshtë dhe ta ndjeni sistemin operativ Windows në pajisjen tuaj iDevice, me një ngjashmëri tepër të madhe, por ende funksioni i iWindows është pakëz i kufizuar për momentin. Sidoqoftë, ka potencial dhe mundësi të madhe për diçka mahnitëse. Pra, çfarë është në të vërtetë iWindows? iWindows është një aplikacion për iOS, i gatshëm në dyqanin Cydia për përdoruesit që ia kanë bërë jailbreak telefonit, i cili pastaj paraqitet si Windows 7 në pajisjen tuaj.

Zhvilluesit e këtij stimuluesi kanë planifikuar që të përmirësojnë këtë aplikacion hap pas hapi (kjo përfshin fillimin nga zero dhe duke shtuar funksione për çdo përditësim). Kështu që, për momentin tani janë vetëm 2 veçori në aplikacion, Notepad dhe Google Chrome.

Notepad ju mundëson që me tri ngjyra të futni dhe të ruani ndonjë tekst. Derisa Google Chrome hapet njësoj si në Windows 7, ai edhe funksionon mjaft mirë. Stimuluesi mund të ngecë në funksionalizim, por ka arritur cakun për ndërfaqen e përdoruesit. Nëse jeni pak të përgjumur, ju mund të ndjeni se jeni duke punuar me Windows 7 të vërtetë.

Shkarkoni kete Aplikacion /PCWorldAlbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)