05-29-2021, 11:05 AM
Sipas një studimi, tani në Google+ janë të regjistruar 13% e adoleshentëve amerikanë dhe kjo shifër mund të shkojë në 22% për një vit, duke kaluar rrjetin Twitter dhe Linkedin, për t’u bërë rrjeti numër dy, pas Facebook-ut.
Raporti, i bazuar në një sondazh në Bloomberg dhe YouGov, ku 1,003 adoleshentë amerikanë ishin pjesëmarrës, zbuloi që 71% e adoleshentëve amerikanë përdorin rrjetin Facebook, por, pas një viti, ky numër mund të shënojë rënie në 69%. Në mesin e njerëzve që i përdorin të dy shërbimet, Facebook dhe Google+, 30% thonë që ata planifikojnë që ta ndërpresin kohën të cilën e shpenzojnë në Facebook. Sidoqoftë, 31% e përdoruesve të Google+ thonë që ata i kanë braktisur llogaritë e tyre në Google+ ose kurrë s’kanë postuar në ato llogari.
Sidoqoftë, Twiter dhe Linkedin mund të vazhdojnë të rriten.
Twitter mund të përfshijë 3% më tepër amerikanë, duke arritur kështu në 20% në tërë Shtetet e Bashkuara. Linkedin, i cili pritet që të shtojë 2%, mund të mbërrijë në 20%. Ndërsa, 45% e të përgjigjzrve që janë regjistruar në Google+ thane që ata e kanë lexuar çdo ditë përmbajtjen në këtë rrjet. Për rrjetin Facebook./pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)





![[Image: unled2lx.jpg]](http://img827.imageshack.us/img827/7452/unled2lx.jpg)
