eSportsKosova - Gaming Community
Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin (/thread-8284.html)



Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin - iceboy - 05-29-2021

[Image: Google_plus_266529855.png&size=article_medium]

Sipas një studimi, tani në Google+ janë të regjistruar 13% e adoleshentëve amerikanë dhe kjo shifër mund të shkojë në 22% për një vit, duke kaluar rrjetin Twitter dhe Linkedin, për t’u bërë rrjeti numër dy, pas Facebook-ut.

Raporti, i bazuar në një sondazh në Bloomberg dhe YouGov, ku 1,003 adoleshentë amerikanë ishin pjesëmarrës, zbuloi që 71% e adoleshentëve amerikanë përdorin rrjetin Facebook, por, pas një viti, ky numër mund të shënojë rënie në 69%. Në mesin e njerëzve që i përdorin të dy shërbimet, Facebook dhe Google+, 30% thonë që ata planifikojnë që ta ndërpresin kohën të cilën e shpenzojnë në Facebook. Sidoqoftë, 31% e përdoruesve të Google+ thonë që ata i kanë braktisur llogaritë e tyre në Google+ ose kurrë s’kanë postuar në ato llogari.

Sidoqoftë, Twiter dhe Linkedin mund të vazhdojnë të rriten.

Twitter mund të përfshijë 3% më tepër amerikanë, duke arritur kështu në 20% në tërë Shtetet e Bashkuara. Linkedin, i cili pritet që të shtojë 2%, mund të mbërrijë në 20%. Ndërsa, 45% e të përgjigjzrve që janë regjistruar në Google+ thane që ata e kanë lexuar çdo ditë përmbajtjen në këtë rrjet. Për rrjetin Facebook./pcworldalbanian


Re: Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin - Obsession - 05-29-2021

normal qe ja kalon se GooGle asht baba i krejtve haha hahaha xD


Re: Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin - stripzzi - 05-29-2021

Google+ po perhapet si epidemi neper ton boten Smile


Re: Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin - SannctuM; - 06-01-2021

google si te hish ne internet qaty mas pari e ki Smile