06-06-2021, 08:45 AM
![[Image: 563199053lajmetari563199053.jpg]](http://gjuhashqipe.com/images/lajmetariimages/420x280/563199053lajmetari563199053.jpg)
Virus i ri në Android incizon thirrjet
Një virus i ri trojan që sulmon celularët me Android thuhet se në fshehtësi incizon thirrjet e përdoruesve. Për fat të keq, ky softuer i dëmshëm është vetëm një pjesë e një trendi të ri që po rrezikon pajisjet me Android dhe “Apple iOS”.
Virusi i ri incizon thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton “Network World”. “Malware” trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij.
Sipas “Juniper Networks” që postuan një raport në muajin maj, “Symbian” dhe “Microsoft Windows Mobile” kanë qenë caqe primare të hakerëve që kanë kërkuar të futen në grupin e përdoruesve të celularëve të mençur. Megjithatë gjatë këtij viti, zhvilluesit e “malware” veçse kanë filluar të punojnë në krimba edhe për “Apple iOS” edhe për “Google Android”. Gjersa “iOS” vazhdon të jetë më i sigurt, Android po has në sulmet më të mëdha.
Pra përdorues të Android keni kujdes dhe shikoni se çfarë po shkarkoni nga dyqani i aplikacioneve, sepse me rritjen dhe shtrirjen e mëtutjeshme të Android në treg, atraktiviteti i këtij sistemi operativ për hakerë bëhet gjithnjë më i madh... ngjashëm sikurse që është Windows më atraktiv sesa “Mac OS X” apo “Linux”. /pcalbanian/
http://www.AZfilma.Org | Filma Online Me Titra Shqip .!
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSzRNA&feature=share" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSz ... ture=share</a><!-- m -->
http://www.T-Sh.Net | Forumi i Titrashqip.!
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSzRNA&feature=share" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSz ... ture=share</a><!-- m -->
http://www.T-Sh.Net | Forumi i Titrashqip.!

