![]() |
|
Virus i ri në Android incizon thirrjet - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Virus i ri në Android incizon thirrjet (/thread-8781.html) |
Virus i ri në Android incizon thirrjet - PRedaTor - 06-06-2021 ![]() Virus i ri në Android incizon thirrjet Një virus i ri trojan që sulmon celularët me Android thuhet se në fshehtësi incizon thirrjet e përdoruesve. Për fat të keq, ky softuer i dëmshëm është vetëm një pjesë e një trendi të ri që po rrezikon pajisjet me Android dhe “Apple iOS”. Virusi i ri incizon thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton “Network World”. “Malware” trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij. Sipas “Juniper Networks” që postuan një raport në muajin maj, “Symbian” dhe “Microsoft Windows Mobile” kanë qenë caqe primare të hakerëve që kanë kërkuar të futen në grupin e përdoruesve të celularëve të mençur. Megjithatë gjatë këtij viti, zhvilluesit e “malware” veçse kanë filluar të punojnë në krimba edhe për “Apple iOS” edhe për “Google Android”. Gjersa “iOS” vazhdon të jetë më i sigurt, Android po has në sulmet më të mëdha. Pra përdorues të Android keni kujdes dhe shikoni se çfarë po shkarkoni nga dyqani i aplikacioneve, sepse me rritjen dhe shtrirjen e mëtutjeshme të Android në treg, atraktiviteti i këtij sistemi operativ për hakerë bëhet gjithnjë më i madh... ngjashëm sikurse që është Windows më atraktiv sesa “Mac OS X” apo “Linux”. /pcalbanian/ |