Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Hakerët sulmojnë policinë italiane të kibernetikës
#1
Hakerët sulmojnë policinë italiane të kibernetikës

Hakerët kanë nisur lëshimin e dokumenteve të vjedhur nga një njësi italiane e krimit kibernetik.

Hapësira prej 8GB dosje është marrë nga rrjeti CNAIPIC, që mbikëqyr infrastrukturën kritike të Teknologjisë së Informacionit në vend.

Në një mesazh për njoftimin e lëshimit, grupi i hakerëve Anonymous tha se mori dosje nga një burim.

[Image: anonymous-2.jpg]

Sulmi mbi CNAIPIC mendohet të jetë një shpagim për arrestimet e anëtarëve italianë të Anonymous.

Linket e para të vjedhura u vendosën në uebfaqen Pastebin. Anoymous pretendon se dosjet janë marrë nga serverët e provave të CNAIPIC (Qendra Kombëtare e Krimit Kompjuterik për Mbrojtjen Kritike të Infrastrukturës.)

Dokumentet përfshijnë informacione rreth zyrave të qeverisë siç është Ministria Australiane e Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Agrikulturës si dhe të dhëna rreth firmave private si Gazprom, Exxon Mobil dhe shumë të tjerë.

CNAIPIC akoma nuk ka komentuar për këtë ngjarje.
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)