![]() |
|
Hakerët sulmojnë policinë italiane të kibernetikës - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Hakerët sulmojnë policinë italiane të kibernetikës (/thread-7553.html) |
Hakerët sulmojnë policinë italiane të kibernetikës - BAAM - 05-18-2021 Hakerët sulmojnë policinë italiane të kibernetikës Hakerët kanë nisur lëshimin e dokumenteve të vjedhur nga një njësi italiane e krimit kibernetik. Hapësira prej 8GB dosje është marrë nga rrjeti CNAIPIC, që mbikëqyr infrastrukturën kritike të Teknologjisë së Informacionit në vend. Në një mesazh për njoftimin e lëshimit, grupi i hakerëve Anonymous tha se mori dosje nga një burim. ![]() Sulmi mbi CNAIPIC mendohet të jetë një shpagim për arrestimet e anëtarëve italianë të Anonymous. Linket e para të vjedhura u vendosën në uebfaqen Pastebin. Anoymous pretendon se dosjet janë marrë nga serverët e provave të CNAIPIC (Qendra Kombëtare e Krimit Kompjuterik për Mbrojtjen Kritike të Infrastrukturës.) Dokumentet përfshijnë informacione rreth zyrave të qeverisë siç është Ministria Australiane e Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Agrikulturës si dhe të dhëna rreth firmave private si Gazprom, Exxon Mobil dhe shumë të tjerë. CNAIPIC akoma nuk ka komentuar për këtë ngjarje. |