Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous
#1
Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous

[Image: Anonymous2.jpg]

Ngjarjet morën një kthesë interesante kur faqja e internetit AnonPlus, faqe e grupit famëkeq të hakerave Anonymous u hakua dhe u dëmtua nga burime të panjohura.

Sipas mediave të huaja, grupi i famshëm i hakerave, Anonymous, kishte zhvilluar një faqe interneti për një rrjet social, pasi grupi nuk u lejua të hyjë në rrjetin social të Google-it, Google+.

Të mërkurën faqja e quajtur AnonPlus, si hakmarrje ndaj Google Plus, u sulmua nga burime të panjohura dhe faqja u la e dëmtuar. Aktualisht përdoruesit e intenetit janë drejtuar në një forum ku diskutohet mbi sulmin.

Nëse raportet janë të besueshme, hakeri që dëmtoi logon e grupit famëkeq është me kombësi turke. Ai e zëvendësoi logon me një qen dhe shkruajti:

"Ne jemi Turqia, ne jemi Akincilar... Kjo logo u përshtatet juve më shumë... Si guxoni të sulmoni botën. Mendoni se me të vërtetë jeni Perandoria Osmane?"

Ai gjithashtu u kërkoi hakerave të shkonin në shtëpitë e tyre për qen pasi ata nuk ishin njerëz sociale.

Kuptohet lehtë se hakerat e Anonymous janë lënë të zemëruar pas sulmit në faqen e tyre, me një anëtar që iu përgjigj:

"Seriozisht mendoni se hakimi i një faqeje të vogël do të ndalojë një lëvizjë për fjalën e lirë? Si guxoni të na sfidoni duke thënë ′Si guxoni të ngriheni kundër botës′ e keni seriozisht, ne po ngrihemi kundër shtypjes!". /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
garant ata te google+ hahaha
If U Don't Redirect Automaticlly. Click Here
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
po ja niska ni luft e hackerave,
ah kta kompjutera veq per sherre ishin
Nikita
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: