04-18-2021, 07:15 AM
![[Image: f.0625204424423_210.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/mobile/f.0625204424423_210.jpg)
Sony ka prezantuar telefonin e mençur Experia Active, një prototip që do të dalë në treg në muajin Tetor.
Bëhet fjalë për një pajisje rezistente ndaj ujit dhe ndaj rërës së plazhit në muajt e verës. Ky telefon i mençur ka një sistem operimi Android, një procesor 1GHz, një kamera pesë megapiksel me një zmadhim 8 herë, 512 MB/RAM, një memorie të integruar 1GB me mundësi rritje deri në 32 GB përmes kartës së memories.
Ende nuk dihet se sa do të jetë çmimi i këtij telefoni të mençur të Sony-t. /Telegrafi/
suppo^

