Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Shkatërruesi i Skype – në Chrome?
#1
[Image: 24-skype_2406111539_1.png]

Google përgatitet që në ndonjërin prej versioneve të ardhshme të web browserit Chrome të integrojë mundësinë e komunikimit audiovizuel sipas modelit të Skype. Projekti bazohet në softuerin WebRTC, të cilin Google e ka marrë pas blerjes së kompanisë Global IP Solutions vitin e kaluar, kurse ndërkohë e ka shndërruar në projekt OpenSource.

Deri më tani komunikimi Google VoIP ishte në disponim vetëm përmes Google Chat në Gmail, por zgjidhja është e papërshtatshme, sepse lidhet vetëm për një tab dhe kërkon nga shfrytëzuesi ndërrim të vazhdueshëm të tabit nëse bën diçka jashtë GMailit. Me integrimin e këtij funksionaliteti në browser mundësitë do të zgjeroheshin, ndërsa njëkohësisht edhe browseri do të ishte shumë më i fuqishëm. Google në blog postimin e vet paralajmërues bën thirrje te Mozilla dhe Opera për bashkëpunim në implementimin e kësaj zgjidhjeje.

Kjo teknologji do të implementohet si API dhe do të jetë në disponim për çdo developer JavaScript për të zhvilluar zgjidhjen e vet të bazuar në të (që me siguri do të thotë që edhe Googel Chat do të arrijë në browser). Me këtë rast WebRTC bazohet në codecun Google VP8 për kompresim të përmbajtjeve.

Është me rëndësi të theksohet që komunikimi audiovizuel nuk parashikohet me specifikimin HTML5, edhe pse ka sjellë një varg API-sh të reja për shumë funksionet të dobishme, prej gjeolokacionit e deri te ruajtja lokale e të dhënave.

[copyright=http://koha.net/?page=1,7,59994]Koha NET-Tech[/copyright]
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)