Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Ajete dhe Hadithe
#73
Prej Ibn Umerit thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut alejhi selam të thotë "Një njeri u fut në varr dhe i erdhën dy melekë dhe i thanë: Do të godasim. U tha: Përse do më godisni? Atëhere ata e goditën atë me një gaditje prej të cilës u mbush varri plot me zjarr dhe e lëshuan derisa erdhi në vete dhe i'u largua frika. U tha: Përse më goditët? I thanë: Ti ke falur një namaz dhe nuk ke qënë pastruar dhe ke kaluar pranë një njeriu që po i bëhej padrejtësi dhe nuk e ke ndihmuar". e transmeton taberani.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#74
Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut,ka thënë:
“Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Ai që gjendet në nevojë të vëllait të tij, All-llahu do t'i gjendet në nevojën e tij. Ai që e çliron një barrë nga muslimani, All-llahu do ta çlirojë nga ai një barrë nga barrat e ahiretit. Ai që e mbulon një musliman (e nuk ia zbulon të metat ose fshehtësitë sh.k.) All-llahu do ta mbulojë atë Ditën e Kijametit.”
(Muttefekun alejhi)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#75
Ebu Hurejra r.a. e ka dëgjuar të Dërguarin duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli ...i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”(Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe ...i varfëri që është mendjemadh.”
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#76
Transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka than qe nese e don nje njeri per hir t'Allahut ather duhet me i tregu ati sepse ka ardhur nje her nje sahabi the ka than o i derguar i Allahut un e dua filanin e ka pyt pejgamberi s.a.v.s a i ke tregu filanit qe e don ka than ai sahabi jo i ka than pejgamberi s.a.v.s ather shko dhe tregoj !
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#77
Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se
i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të
hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: “Vërtet ju është dhënë
jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë
mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të
...plakeni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të
arrini në mjerim dhe të keqe!”
(Transmeton Muslimi)


Me e mire eshte kerkimi i diturise sesa namazi nafile,se me namaz nafile i ben dobi vetem vetes,e me kerkim te diturise me dituri,edhe tjerve
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#78
10 ajete nga Kaptina El-Enfal, lexuar nga une (test).

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=g84v5sFOVnA" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=g84v5sFOVnA</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#79
Xhabir bin Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun zemërgjerë kur shet, kur blen dhe kur i kërkohet diçka.” (Shënon Buhariu).

Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Vërtetimi i mëshirës, veti e Allahut të Lartësuar.
- Islami inkurajon punën dhe nxit për tregti.
- Zemërgjerësia gjatë shitblerjes është prej virtyteve për të cilat nxit Islami.
- Muslimani duhet të sillet me të tjerët, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me të.
- Nxitja në shikimin e rrethanave të njerëzve dhe durimi ndaj tyre.
- Zemërgjerësia ndaj të tjerëve, sidomos gjatë shitblerjes, është prej shkaqeve të fitimit të mëshirës së Allahut të Lartësuar.
Proud to be Muslim
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#80
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.” (Shënon Tirmidhiu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Islami nxit për moral të lartë.
- Islami udhëzon në atë që i bën të lumtur njerëzit në këtë dhe në botën tjetër.
- Muslimani nuk është njeri i bezdisshëm dhe ngatërrestar.
- Mosndërhyrja në çështjet e të tjerëve është shpëtim për muslimanin, ngase ndërhyrja në to e fut atë në çështje problematike.
- Këshillimi, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk konsiderohet nga ndërhyrja në çështjet e të tjerëve.
Proud to be Muslim
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#81
Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk beson askush prej jush derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete.” (Shënon Buhariu)

Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Shkallët e besimit (imanit) dallojnë, kështu që disa besimtarë kanë besim më të fortë sesa disa të tjerë.
- Islami nxit në dashurinë e të tjerëve.
- Besimtari gjithnjë shpreson të mirën për të tjerët.
- Besimtari gjithnjë shpejton që t’u sjellë dobi të tjerëve.
Proud to be Muslim
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)