Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UPDATE
#1
[Image: Lionel-Messi-breaks-the-Spanish-league-s...record.jpg]

Lionel Messi tashmë e ka bërë zakon që të rishkruajë historinë, ndërsa ndeshja ndaj Sevillas, ku shënoi het-trik, do të thotë se ai tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas.
Rekordi i mëparshëm qëndronte nga viti 1955 (251 gola), ndërsa ky që do ta vë argjentinasi (duke vazhduar me golat në të ardhmen), mund të mos thyhet kurrë.

Thuajse secilën herë që luan, 27-vjeçari prek një rekord të ri dhe padyshim se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ju sjellim disa prej rekordeve të shumta që ka vënë deri më tani dhe ato që është në prag për t’i thyer:

1. Ai mban rekordin për më shumë het-trikë në Ligën e Kampionëve – pesë (ndaj Arsenalit, Viktoria Plzen, Bayer Leverkusen Ajax dhe Apoel).

2. Messi është futbollisti i vetëm në histori që ka fituar katër Topa të Artë. Johan Cruyff, Michel Platini e Marco van Basten, i kanë fituar nga tre.

3. Po ashtu, ai është i vetmi lojtar që ka qenë katër herë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

4. Së bashku me Pedron, Messi ka shënuar gola në gjashtë gara të ndryshme brenda një viti (La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube).

5. 27-vjeçari ka qenë shtatë herë radhazi në listën prej tre lojtarëve finalë konkurrues për Topin e Artë (2007-2013) më shumë se kushdo tjetër.

6. Në vitin 2012, ai barazoi rekordin e Gabriel Batistutas (1998) me 12 gola të shënuar brenda një viti kalendarik për Argjentinën.

7. Messi ka shënuar në 21 qytete të ndryshme në Ligën e Kampionëve, më shumë se kushdo tjetër.

8. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë në ‘el Clasico’ me 21 gola të shënuar.

9. Messi (21) është vetëm një trofe prapa Xavit (22) te Barcelona. Rekordi mbahet nga Paco Gento i Real Madridit me 23 trofe, ndërsa Leo është në rrugë për ta thyer edhe këtë rekord.

10. Së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Vivian Woodward, ai ndan rekordin për më së shumti gola ndërkombëtarë brenda një viti kalendarik (25).

11. Lionel ka shënuar 29 het-trikë për Barcelonën, tre më shumë se Cristiano (26) për Madridin. Ai ka shënuar edhe tre het-trikë për Argjentinën.

12. Argjentinasi është lojtari i vetëm në futbollin spanjoll që ka shënuar 40 e më shumë gola në pesë sezone radhazi (në të gjitha garat). Në sezonin 2009/2010, ai shënoi 47 gola, ndërsa në katër sezonet pasuese: 53, 73, 60 dhe 41 gola.

13. Messi ka shënuar 45 gola për Argjentinën dhe mund ta arrijë rekordin kombëtar me Batistutan, i cili ka shënuar 56 gola. Në vitin 2013, ai theu rekordin e Diego Maradonas (34 gola).

14. Në sezonin 2011/2012 vuri rekord të ri në La Liga me 50 gola.

15. Leo Messi ka ka thyer rekordin e Ralu Gonzales(71) per më se shumit gola ne Ligen e Kampioneve, aktualisht Messi ka 74 gola dhe do ta rris edhe më tej kete rekord.

16. Në edicionin 2011/2012 ai theu edhe rekordin e Gerd Muller (67 gola) nga sezoni 1972/1973 për më shumë gola brenda një sezoni evropian. Leo shënoi 73 gola në të gjitha garat.

17. SuperLeo mban edhe rekordin për më shumë gola brenda një viti kalendarik (91) nga viti 2012, kur theu rekordin tjetër të Muller (me 85 gola), i cili qëndronte nga viti 1972.

18. Me 101 asistimet që ka bërë në La Liga, argjentinasi është vetëm gjashtë prapa Luis Figos (107) në karrierën e tij me Barcelonën dhe Real Madridin.

19 Messi është lojtari i vetëm në histori të Barcelonës që ka shënuar mbi 100 gola kampionalë në Camp Nou (ai i ka shënuar plot 147 gola para tifozëve katalunas).

20. Lionel është lojtari i vetëm në histori të Barcelonës që ka shënuar mbi 200 gola në Camp Nou në të gjitha garat (203 gola).

21. Superylli i Barcelonës tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas (253 gola), pasi të shtunën mbrëma theu rekordin e Telmo Zarras (251 gola) që qëndronte nga viti 1955.

22. Ai ka shënuar në total 368 gola për Barcelonën në ndeshjet zyrtare dhe është larg Cesar Rodriguez (me 232 gola). Po ashtu, ai mban rekordin edhe ndaj lojtarëve tjerë për golat që kanë shënuar me një klub. Telmo Zarra ka realizuar 335 gola me Athletic Bilbaon, derisa Raul ka shënuar 323 gola me Real Madridin.

Burimi : Update te gjitha te permbledhura nga te gjitha
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Koka pak ma moti kjo se tash osht bashk me Figon i pari me asista, ka 107 i kan dyt.

Qe top10shja e golashenuesve ma t`mire n`histori t`La Ligas:
[Image: jvAyNHB.png]
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
4LBBiG. Wrote:Koka pak ma moti kjo se tash osht bashk me Figon i pari me asista, ka 107 i kan dyt.

Qe top10shja e golashenuesve ma t`mire n`histori t`La Ligas:
[Image: jvAyNHB.png]
pritet reagimi i madrileneve: "Messi prej 2004 a Ronaldo prej 2009"
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
Hallall i koft lojtar i madh osht veq tkish lu nPremker League kto golla une sbesoj qe i kish bo Big Grin
My PC
Processor : Intel Core i7 2600 CPU Quad Core 3.4Ghz
Installed memory RAM : 8 GB
Graphics card : XFX AMD R7750 2GB
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
Riharddz Wrote:Hallall i koft lojtar i madh osht veq tkish lu nPremker League kto golla une sbesoj qe i kish bo Big Grin
[Image: j0ihio.png]
Cilli prej ktyne lojtarve u kon ose osht ma i fort se Messi qetu? Thierry Henry krejt e dim cfar lojtari u kon, kur u ardh n`Barc ka met n`hije t`Messit edhe pse at`her u kon 20-21 vjecar. Sa doni folni qe ku jon faktet ktu ma nalt qe Lionel Andres Messi osht lojtari ma i mire n`histori t`futbollit edhe ska kerkush fakte me deshmu t`kunderten.
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
Hahaha po po veq Angli luhet futboll i burrav jo si nSpanje tu kqyr me marr penall secili , tkish lu nPremier lig nuk kish mujt mu bo kto golla se edhe Ronaldo prej qe erdh nReal u prish si futbollist
Lojtar i madh osht niher per niher ma i miri po nhistori futbollit JO.
My PC
Processor : Intel Core i7 2600 CPU Quad Core 3.4Ghz
Installed memory RAM : 8 GB
Graphics card : XFX AMD R7750 2GB
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
n premier league shkon loja ma e balansume se shumica e skuadrave jon t njejtit nivel,a n la liga veq 3 ekipe t forta jon kunder krejt liges edhe kto ekipet tjera shum "t forta".per kta lojtart n premier league nuk e kane zakon me arrit shkelqim t madh
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
Code:
http://www.bbc.com/sport/football/premier-league/top-scorers
Kqyre kush jep golla n`Premier Lig:
Charlie Austin
Harry Kane
Graziano Pelle

Vec qeta dy ta demantojn ty krejt qato qe je tu e thon:
Alexis Sanchez qe sezonin e kalum nuk u kon as n`top 5she t`La Liges
Diego Costa qe vjet e ka kry i 3ti n`La Liga mas Messit edhe Ronaldos(tash o i pari).
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
4lbbig kto i gjeta pak m amoti qa i kom rujt do qesi sene e per qeta e thash *UPDATE koh pas kohe se pe shoh qe shum jon sportDashes kshtut bile bohet pak ma atraktiv ky sektor
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)