11-30-2024, 08:31 PM
![[Image: apple-iphone-7-me-koncept-t-euml-ekzagjeruar_hd.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/mobile/apple-iphone-7-me-koncept-t-euml-ekzagjeruar_hd.jpg)
Modeli i ardhshëm i iPhone nga Apple është akoma shumë muaj larg nga prezantimi zyrtar, dhe nëse bazohemi në të kaluarën nuk ka gjasa ta shohim atë para muajit shtator.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur njerëzit të paraqesin vizionin e tyre për gjeneratën e re të telefonit të Apple.
Disa prej tyre tashmë i kanë prezantuar konceptet e reja të iPhone 7, edhe pse nga koncepti që është shfaqur sot, telefoni i Apple vjen me specifika paksa të ekzagjeruara.
Thashethemet dhe rrjedhjet për modelin e ri të iPhone tashmë kanë filluar të dalin në sipërfaqe.
Vetëm kohët e fundit për shembull ka pasur sugjerime se versioni i ri i iPhone do të vijë me 2GB RAM, dhe një kamerë me lente të dyfishta.
Megjithatë, në këtë pikë, edhe emri i telefonit është në pikëpyetje, dhe edhe pse ka më shumë gjasa që gjenerata e re e telefonit të Apple të quhet iPhone 6S, shumë njerëz janë duke iu referuar modelit të ri të telefonit si iPhone 7.
Në këtë koncept nga Dani Yoko, iPhone 7 vjen me trup të hollë nga alumini dhe peshon 110 gram dhe hollësi prej 6.5mm.
Ekrani i iPhone 7 prej 5.4” në IPS LCD, procesori i Apple, A9 octa-core në 2.5GHz, 4GB RAM dhe kamerën e pasme me 16MB, dhe 32GB memorie e cila mund të zgjerohet deri në 128GB.
[spoiler]burimi: telegrafi[/spoiler]
If i helped you on you'r topic, use +REP button.
![[Image: wivcpk.gif]](http://i60.tinypic.com/wivcpk.gif)





![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)