![]() |
|
Apple iPhone 7 me koncept të ekzagjeruar! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html) +---- Thread: Apple iPhone 7 me koncept të ekzagjeruar! (/thread-50570.html) |
Apple iPhone 7 me koncept të ekzagjeruar! - BR3ACKER - 11-30-2024 ![]() Modeli i ardhshëm i iPhone nga Apple është akoma shumë muaj larg nga prezantimi zyrtar, dhe nëse bazohemi në të kaluarën nuk ka gjasa ta shohim atë para muajit shtator. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur njerëzit të paraqesin vizionin e tyre për gjeneratën e re të telefonit të Apple. Disa prej tyre tashmë i kanë prezantuar konceptet e reja të iPhone 7, edhe pse nga koncepti që është shfaqur sot, telefoni i Apple vjen me specifika paksa të ekzagjeruara. Thashethemet dhe rrjedhjet për modelin e ri të iPhone tashmë kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Vetëm kohët e fundit për shembull ka pasur sugjerime se versioni i ri i iPhone do të vijë me 2GB RAM, dhe një kamerë me lente të dyfishta. Megjithatë, në këtë pikë, edhe emri i telefonit është në pikëpyetje, dhe edhe pse ka më shumë gjasa që gjenerata e re e telefonit të Apple të quhet iPhone 6S, shumë njerëz janë duke iu referuar modelit të ri të telefonit si iPhone 7. Në këtë koncept nga Dani Yoko, iPhone 7 vjen me trup të hollë nga alumini dhe peshon 110 gram dhe hollësi prej 6.5mm. Ekrani i iPhone 7 prej 5.4” në IPS LCD, procesori i Apple, A9 octa-core në 2.5GHz, 4GB RAM dhe kamerën e pasme me 16MB, dhe 32GB memorie e cila mund të zgjerohet deri në 128GB. [spoiler]burimi: telegrafi[/spoiler] Re: Apple iPhone 7 me koncept të ekzagjeruar! - iceboy - 12-01-2024 haha, hala pa e qel mir faqen e dita qe telegrafi osht burimi! :v S'ia vlene me komentu ma shum se qikaq. |