11-21-2024, 12:35 PM
![[Image: 2vNwgy8.jpg]](http://i.imgur.com/2vNwgy8.jpg)
Facebook shpalosi përfitimet prej 701 milionë dollarëve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur për 34% nga viti 2013. Të ardhurat nga reklamat u rritën për 53% në 3.59 miliardë dollarë, thuajse 70% e tyre u arritën nga reklamat tek pajisjet telefonike.
Gjigandi i rrjetit social tha se tani ka 1.39 miliardë përdorues aktiv brenda muajit, një rritje për 13% në krahasim me vitin e kaluar. “Kemi bërë shumë punë brenda vitit 2014,” tha Mark Zuckerberg, transmeton itShqip.
Shifra totale e përfitimeve për vitin e kaluar ishte 2.9 miliardë dollarë, thuajse dyfish nga ajo e vitit 2013.
Megjithatë, shuma e përfitimeve të kompanisë bëri që të ardhurat për dollarë të zbriten nga 44% në 29%, pasi që rrjeti social investoi më shumë në marketing dhe zhvillim.
Sasia që Facebook shpenzoi në marketing dhe zhvillim u trefishua në 1.1 miliardë dollarë në këtë tremujor, meqenëse kompania shpenzoi shuma të konsiderueshme në blerjen e shërbimeve si Instagram, WhatsApp, Oculus Rift si dhe shërbimet për video dhe përmirësim të zërit.
Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për blerjen e shërbimeve të lartpërmendura, Facebook vazhdon ende të qëndrojë më fuqishëm se kurrë duke pësuar gjithnjë e më shumë rritje masive, gjë që po e bënë rrjetin social të pamposhtur.
Burimi :
[spoiler]itshqip.com[/spoiler]
Every game begins with eSportsKosova




![[Image: MESHrFA.png]](http://i.imgur.com/MESHrFA.png)



![[Image: raesremm.jpg]](http://assets.noisey.com/content-images/contentimage/87254/raesremm.jpg)

![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)