![]() |
|
Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Facebook me përfitime të jashtëzakonshme (/thread-50312.html) |
Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - WesternNighT - 11-21-2024 ![]() Facebook shpalosi përfitimet prej 701 milionë dollarëve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur për 34% nga viti 2013. Të ardhurat nga reklamat u rritën për 53% në 3.59 miliardë dollarë, thuajse 70% e tyre u arritën nga reklamat tek pajisjet telefonike. Gjigandi i rrjetit social tha se tani ka 1.39 miliardë përdorues aktiv brenda muajit, një rritje për 13% në krahasim me vitin e kaluar. “Kemi bërë shumë punë brenda vitit 2014,” tha Mark Zuckerberg, transmeton itShqip. Shifra totale e përfitimeve për vitin e kaluar ishte 2.9 miliardë dollarë, thuajse dyfish nga ajo e vitit 2013. Megjithatë, shuma e përfitimeve të kompanisë bëri që të ardhurat për dollarë të zbriten nga 44% në 29%, pasi që rrjeti social investoi më shumë në marketing dhe zhvillim. Sasia që Facebook shpenzoi në marketing dhe zhvillim u trefishua në 1.1 miliardë dollarë në këtë tremujor, meqenëse kompania shpenzoi shuma të konsiderueshme në blerjen e shërbimeve si Instagram, WhatsApp, Oculus Rift si dhe shërbimet për video dhe përmirësim të zërit. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për blerjen e shërbimeve të lartpërmendura, Facebook vazhdon ende të qëndrojë më fuqishëm se kurrë duke pësuar gjithnjë e më shumë rritje masive, gjë që po e bënë rrjetin social të pamposhtur. Burimi : [spoiler]itshqip.com[/spoiler] Re: Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - Dinnii - 11-21-2024 Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :o Re: Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - Fidan - 11-21-2024 Dinnii Wrote:Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :oku i qet reklamat n whatsapp ? Re: Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - daNz:) - 11-21-2024 Parameno mi pas kosova ton kto pare , krejt ishin bo miljonera Re: Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - Dinnii - 11-21-2024 llekko Wrote:Lart a i ke pa do lojra qe i kajn reklamat e adsenseDinnii Wrote:Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :oku i qet reklamat n whatsapp ?
Re: Facebook me përfitime të jashtëzakonshme - iceboy - 11-21-2024 Dinnii Wrote:Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :o s'shkon gat as kjo e na teshin kvrin me to... T'unt mas pareve jon kta!! "Pajisje telefonike" qitu e pash... :roll: |