Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Playstation 4, nuk do t’i mungojë tregut
#1
[Image: playstation3_slim_409201928.jpg&size=article_medium]

Sony ka deklaruar se Playstation 4 do të paraqitet në treg gjatë viteve të ardhshme, ndërsa Playstation 3 do të jetë platformë aktive edhe pas vitit 2016.

Vetëm disa muaj më parë, Playstation 4 nuk ishte as në mendjen e Sony, së paku sipas udhëheqësit të SECA (Sony Computer Entertainment Kaz Hirai).

Por tani, hesapet kanë ndryshuar. Puna në lidhje me platformën e radhës Playstation duket se kanë filluar, dhe këtë gjë e potencon technologizer.com duke aluduar në komentet e bëra nga zëvendës presidenti dhe CFO i Sony, Masaru Kato. Komentet e tij janë paraqitur kur është pyetur në lidhje me hulumtimet e mëtutjeshme dhe kostot zhvillimore prej investitorëve.

Video konzolat e radhës nga Sony,që në këtë pikë nuk ka emër apo datë të paraqitjes në treg, nuk do të ketë për investim aq të madh që është dashur të bëhet për ta bërë PS3-in profitabil. Jared Newman nga technologizer.com, shton më tej se gjërat tani po qartësohen dhe duket se do të shohim në treg edhe konzolat të reja nga Microsoft e Nintendo, ku kjo e fundit do të lansoj një pasardhës të Wii në vitin 2012, kurse Microsoft duket se po punon në versionin e radhës të Xbox 360.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/harduer/4839-Playstation-nuk-mungoj-tregut.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/harduer/4839-Play ... regut.html</a><!-- m -->
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
jes Tongue si sony 3 koka Tongue
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
foto osht e sony ps3 po 4-shi normal qe ka me qen ndryshe Smile
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
lene more 3-shin se boll i mir o Tongue
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)