03-21-2021, 02:24 PM
![[Image: 29-hp-pavillion_2905111342_4.jpg]](http://www.koha.net/repository/images/29-hp-pavillion_2905111342_4.jpg)
Kompania Hewlett-Packard ka prezantuar edhe një model në kuadër të serisë së kompjuterëve që e bartin markën HP Pavilion g6s. Për dallim nga g6t, i cili është i bazuar në gjeneratën e mëparshme Intel Core dhe Pentium “Arrandale“ CPU, modelin g6s e karakterizon gjenerata e dytë Core i3, i5 dhe i7 e çipeve “Sandy Bridge“ dual-core. Ndër specifikimet e tjera janë ekrani 15.6 inç 1366x768 me ndriçim në prapavijë, 6GB RAM, 750GB hard drive, Blu-ray Combo, 4.25 orë qëndrueshmëri të baterisë, Ueb kamera, dëgjueset stereo Altec Lansing, HDMI, si dhe Windows 7 Home Premium OS. HP-ja për klientët e vet ka siguruar edhe disa variante të ngjyrës: të përhimë, të kaltër, të purpurt, të kuqe dhe rozë./koha.net
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


