03-21-2021, 02:25 PM
![[Image: 29-ipad2_2905111358_4.jpg]](http://www.koha.net/repository/images/29-ipad2_2905111358_4.jpg)
Kana është e njohur me festivalin e filmit, por krerët e HP-së kanë vendosur që ai është vendi më i mirë për t’u lavdëruar se do të jenë më të mirët në tregun e kompjuterëve tabletë. HP-ja planifikon shumë shpejt ta prezantojë WebOS-in e vet të bazuar në TouchPad për të cilin janë të sigurt që do të arrijë rezultate jashtëzakonisht të mira. Një nga krerët e kësaj kompanie për tregun evropian, Eric Cador, thekson që janë në botën e PC-së duke iu falënderuar qasjeve të ndryshme në krahasim me të tjerët, produkte HP janë bërë numër një në treg, si dhe në botën e tabletëve do të bëhen më të mirët në mesin e të mirëve. Përveç faktit që HP pretendon që do ta zëvendësojë Apple dhe iPadin 2 nga pozita udhëheqëse, shtrohet pyetja nëse në të vërtetë TouchPadi do të ketë aq ndikim. /koha.net
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




.Por Apple s'deshton kurre.