04-02-2024, 05:44 PM
![[Image: KvCHT45.png]](http://i.imgur.com/KvCHT45.png)
Shfletuesi i internetit Chrome i kompanisë Google është tani shfletuesi më i përdorur i internetit në botë, thuhet sipas një studimi të ri.
Raporti i fundit i Adobe, përkatësisht Adobe Digital Index (ADI) thotë se Chrome, i cili tashmë ishte shfletuesi më i madh jashtë SHBA-ve, ka arritur ta tejkalojë rivalin e saj kryesor, Internet Explorer të Microsoft edhe në Shtetet e Bashkuara.
Sipas studimit, Google tani komandon 31.8 për qind të tregut në SHBA, që paraqet një rritje deri në 6 për qind nga viti në vit.
Internet Explorer ka rënë 6 përqind, në totalin prej 30.9 për qind, ndërsa, Safari i Apple është shfletuesi i tretë më i popullarizuar me 25 përqind të tregut.
Adobe Analytics është përdorur për gjetjen e shfletuesve më të përdorur për 17 miliardë vizita nga 10.000 amerikanë të cilët u ballafaquan me ueb faqet në muajin prill 2014. /Telegrafi/
every game begins with
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community





![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)
