eSportsKosova - Gaming Community
Chrome dominon, del para Internet Explorer - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Chrome dominon, del para Internet Explorer (/thread-47190.html)



Chrome dominon, del para Internet Explorer - MARCIAL - 04-02-2024

[Image: KvCHT45.png]

Shfletuesi i internetit Chrome i kompanisë Google është tani shfletuesi më i përdorur i internetit në botë, thuhet sipas një studimi të ri.

Raporti i fundit i Adobe, përkatësisht Adobe Digital Index (ADI) thotë se Chrome, i cili tashmë ishte shfletuesi më i madh jashtë SHBA-ve, ka arritur ta tejkalojë rivalin e saj kryesor, Internet Explorer të Microsoft edhe në Shtetet e Bashkuara.

Sipas studimit, Google tani komandon 31.8 për qind të tregut në SHBA, që paraqet një rritje deri në 6 për qind nga viti në vit.

Internet Explorer ka rënë 6 përqind, në totalin prej 30.9 për qind, ndërsa, Safari i Apple është shfletuesi i tretë më i popullarizuar me 25 përqind të tregut.

Adobe Analytics është përdorur për gjetjen e shfletuesve më të përdorur për 17 miliardë vizita nga 10.000 amerikanë të cilët u ballafaquan me ueb faqet në muajin prill 2014. /Telegrafi/


Re: Chrome dominon, del para Internet Explorer - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 04-02-2024

People need speed ! Veq edhe RAM tmerr shum chrome po e meriton krejt qat sasi qe e merr.

[Image: 69028_original.jpg]


Re: Chrome dominon, del para Internet Explorer - erisskoo - 04-02-2024

chrome me update e ka prish se ma heret ma i mir u kon firefoxi n kompjutera t shpejt veq e mir osht opera kohve t fundit u ka permisu shum ma i shpejt se chromi qe se besoni provone e per browser ma t shpejt se krejt osht baidu spark browser provone djem
qe linki : <!-- m --><a class="postlink" href="http://en.browser.baidu.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://en.browser.baidu.com/</a><!-- m -->


Re: Chrome dominon, del para Internet Explorer - iceboy - 04-16-2024

Hentaii Wrote:[Image: 69028_original.jpg]

HAHAAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA! Sa kom kesh me qit sen! :lol:


Re: Chrome dominon, del para Internet Explorer - purge - 05-02-2024

perpara o kan ma e mir chrome se gjdo browser tjeter ama qetash o prish krejt , me i kqyr proceset e chromes minimum ramin duhesh me pas 2 gb ram , un e shoh mbjen me punu me pc-ja 1 gb ram , 512 gb ram qe na nkosov maximumi i pc-jave osht 512 ose 1 gb ram , me nejt me chrome qel ma shum se gjys ore qaq shum proceset e chromes rriten saqe ramemorja shkon shfrytzohet krejt edhe kompjuteri veq bllokon nashta ma i popullarizumi osht ama edhe tu u prish gjdo version e ma tri osht ( tu mdal prej qefi ) !