Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Zyrtare: HTC lanson One Mini 2
#1
[Image: kkpUglO.jpg]
Është sikurse HTC One M8, vetëm se më i vogël dhe më pak i fuqishëm.
HTC sot në Londër ka prezantuar versionin e ri të telefonit të saj, HTC One Mini 2, si vazhdim të modelit të vitit të kaluar One Mini.

Telefoni i mençur me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5 inç duket shumë i ngjashëm me HTC One M8, dhe jep ndjesinë e telefonit kryesor të HTC-së, por është më i vogël dhe ka vetëm një kamerë të pasme.

Megjithatë, telefoni i ri i HTC-së sjell kamerën e pasme me 13MP, atë të përparmen me 5MP dhe rezolucionin me 720p, apo identik me atë që është ofruar në versionin e parë të One Mini.

Telefoni bazohet në Android 4.4.2 me ndërfaqen e kompanisë, Sense 6, që mbështetet nga procesori i Qualcomm, Snapdragon 400 dhe 1GB RAM.

HTC One Mini 2 vjen në nuancën Gunmetal Gray, Gracial Silver dhe Amber Gold. Tregjet si Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia do të mund ta ofrojnë atë që nga muaji qershor.
Code:
Burimi : www.telegrafi.com
[Image: VroVV.gif]
[Image: 6rFjcC3.jpg]

Kobe Bryant 24
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)