Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
[T] Si ta ndalim Sygjerimin per Perkthimin Ne Chrome
#1
Pershendetje !

Google Chrome në mënyrë automatike i ofron përdoruesit që të përkthej faqen e cila është në një gjuhë të ndryshme nga gjuha e parapërzgjedhur, e cila zakonisht është gjuha angleze. Nëse dëshironi të ndaloni sugjerimin për përkthimin e faqes nga Chrome, atëherë ndiqni hapat në vijim

Hapi 1:
Hapeni Google Chrome.


Hapi 2:
Siç shihet në foton më poshtë, klikoni në pullën lartë djathtas, pastaj zgjedhni opcionin Settings.
[Image: 1qyshmechrome.jpg]

Hapi 3:
Pasi të klikoni në opcionin Settings, zbritni në fund të faqes dhe klikoni “Show advanced settings”, vazhdoni të zbritni derisa të arrini te pjesa siç shihet në foton më poshtë
[Image: 1qyshmetranslate1.jpg]

Hapi 4:
Largoni tikun (√) siç shihet tek shigjeta e kuqe në foton sipër. Dhe prej tani më Google Chrome nuk do t’iu sugjerojë për të përkthyer faqet që nuk janë në gjuhën e parapërzgjedhur (Anglisht).

Burimi: qysh.me

Faleminderit
[Image: raesremm.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)