eSportsKosova - Gaming Community
[T] Si ta ndalim Sygjerimin per Perkthimin Ne Chrome - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: [T] Si ta ndalim Sygjerimin per Perkthimin Ne Chrome (/thread-46533.html)



[T] Si ta ndalim Sygjerimin per Perkthimin Ne Chrome - daNz:) - 02-29-2024

Pershendetje !

Google Chrome në mënyrë automatike i ofron përdoruesit që të përkthej faqen e cila është në një gjuhë të ndryshme nga gjuha e parapërzgjedhur, e cila zakonisht është gjuha angleze. Nëse dëshironi të ndaloni sugjerimin për përkthimin e faqes nga Chrome, atëherë ndiqni hapat në vijim

Hapi 1:
Hapeni Google Chrome.


Hapi 2:
Siç shihet në foton më poshtë, klikoni në pullën lartë djathtas, pastaj zgjedhni opcionin Settings.
[Image: 1qyshmechrome.jpg]

Hapi 3:
Pasi të klikoni në opcionin Settings, zbritni në fund të faqes dhe klikoni “Show advanced settings”, vazhdoni të zbritni derisa të arrini te pjesa siç shihet në foton më poshtë
[Image: 1qyshmetranslate1.jpg]

Hapi 4:
Largoni tikun (√) siç shihet tek shigjeta e kuqe në foton sipër. Dhe prej tani më Google Chrome nuk do t’iu sugjerojë për të përkthyer faqet që nuk janë në gjuhën e parapërzgjedhur (Anglisht).

Burimi: qysh.me

Faleminderit