Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Sharp Super Hi-Vision turpëron HD TV-të
#1
[Image: 24-sharp_2405111205_4.jpg]

Pikërisht kur keni menduar se me blerjen e HD televizorit të ri keni plotësuar nevojat tuaja për fotografi kualitative dhe më në fund jeni bërë më të fuqishmit teknologjikisht ndër shokë e miq, Sharp ua prish planet. Bashkë me prodhuesit e tjerë kryesorë të TV-ve dhe paneleve, në panairin e paradokohshëm të specializuar Japan Sharp ka prezantuar panelin Super Hi-Vision me madhësi 85 inçë. Me rezolucion prej 103 dpi, përkatësisht matricë prej 7680 x 4320 pixelësh, është një ndër standardet e rezolucionit të lartë i cili lufton për primat në tregun post-HD, bashkë me QuadHD-në.
Fatmirësisht (ose edhe fatkeqësisht, varet si e merrni) edhe një kohë të gjatë do të jeni superior teknologjikisht, pasi që për përqafimin e formatit duhet kaluar edhe shumë pengesa. Përveç që do të duhet prodhuar pajisjen adekuate për incizim dhe teknologjinë për bartje të videos një frame i së cilës është 33 megapixelë, as vetë teknologjia e prodhimit të paneleve nuk është e gatshme, kështu që është më reale të pritet që do të kalojnë edhe disa vite, madje ndoshta dhjetë vite, që këto gjëra të bëhen realitet./koha.net
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)