![]() |
|
Sharp Super Hi-Vision turpëron HD TV-të - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Sharp Super Hi-Vision turpëron HD TV-të (/thread-4648.html) |
Sharp Super Hi-Vision turpëron HD TV-të - iceboy - 03-17-2021 ![]() Pikërisht kur keni menduar se me blerjen e HD televizorit të ri keni plotësuar nevojat tuaja për fotografi kualitative dhe më në fund jeni bërë më të fuqishmit teknologjikisht ndër shokë e miq, Sharp ua prish planet. Bashkë me prodhuesit e tjerë kryesorë të TV-ve dhe paneleve, në panairin e paradokohshëm të specializuar Japan Sharp ka prezantuar panelin Super Hi-Vision me madhësi 85 inçë. Me rezolucion prej 103 dpi, përkatësisht matricë prej 7680 x 4320 pixelësh, është një ndër standardet e rezolucionit të lartë i cili lufton për primat në tregun post-HD, bashkë me QuadHD-në. Fatmirësisht (ose edhe fatkeqësisht, varet si e merrni) edhe një kohë të gjatë do të jeni superior teknologjikisht, pasi që për përqafimin e formatit duhet kaluar edhe shumë pengesa. Përveç që do të duhet prodhuar pajisjen adekuate për incizim dhe teknologjinë për bartje të videos një frame i së cilës është 33 megapixelë, as vetë teknologjia e prodhimit të paneleve nuk është e gatshme, kështu që është më reale të pritet që do të kalojnë edhe disa vite, madje ndoshta dhjetë vite, që këto gjëra të bëhen realitet./koha.net |