03-10-2021, 04:50 PM
![[Image: 18-miu_1805111200_5.jpg]](http://koha.net/repository/images/18-miu_1805111200_5.jpg)
HP ka prezantuar miun interesant pa tela i cili më së shumti do të mund t’u pëlqejë pronarëve të laptopëve me numër të kufizuar të konektorëve USB. Miu i quajtur Wi-Fi Mobile Mouse është i pari brejtës i tillë në botë i cili me kompjuterin lidhet përmes rrjetit pa tela Wi-Fi.
Komunikimi pra nuk bëhet përmes routerit pa tela por direkt përmes kartelës së rrjetit pa tela të integruar në laptop, ndërsa para shfrytëzimit të parë duhet të bëhet çiftëzimi i miut me kompjuterin. HP pohon që gjatë punës nuk ka interferenca të miut me pajisjet tjera dhe thekson që autonomia e baterisë është madje nëntë muaj.
Ky mi ka pesë taste programabile dhe rrotën, pjesët anësore të gomëzuara dhe sensorin laserik prej 1200 x 1600 dpi. Shitja fillon gjatë qershorit me çmim prej 49,99 dollarësh./koha.net
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


