![]() |
|
Miu WI-Fi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Miu WI-Fi (/thread-4366.html) |
Miu WI-Fi - iceboy - 03-10-2021 ![]() HP ka prezantuar miun interesant pa tela i cili më së shumti do të mund t’u pëlqejë pronarëve të laptopëve me numër të kufizuar të konektorëve USB. Miu i quajtur Wi-Fi Mobile Mouse është i pari brejtës i tillë në botë i cili me kompjuterin lidhet përmes rrjetit pa tela Wi-Fi. Komunikimi pra nuk bëhet përmes routerit pa tela por direkt përmes kartelës së rrjetit pa tela të integruar në laptop, ndërsa para shfrytëzimit të parë duhet të bëhet çiftëzimi i miut me kompjuterin. HP pohon që gjatë punës nuk ka interferenca të miut me pajisjet tjera dhe thekson që autonomia e baterisë është madje nëntë muaj. Ky mi ka pesë taste programabile dhe rrotën, pjesët anësore të gomëzuara dhe sensorin laserik prej 1200 x 1600 dpi. Shitja fillon gjatë qershorit me çmim prej 49,99 dollarësh./koha.net |