Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Studentet shqiptare krijojnë robot
#1
[Image: ?di=NLW7]


Robot që shkruan dhe njeh relievin është krijimi më i fundit i tri studenteve të Inxhinierisë Kompjuterike, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndërtimit të robotit e kanë realizuar në kuadër të punimit të diplomës me ndihmën e mentorit Azir Aliu. Roboti është ndërtuar duke shfrytëzuar paketën LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qëllim të krijimit të një projekt “real” dhe “fizik” në lëmin e robotikës, duke ikur nga format tradicionale abstrakte që hasen tek projektet në përgjithësi.

“Objektivi jonë është që ky punim të jetë një nismë për hulumtimet e ardhshme që do t’i bëjmë në lëmin e robotikës, si dhe të rritë entuziazmin dhe interesimin tonë për të shfrytëzuar programimin si mjet për t’i vënë në lëvizje këto pajisje. Të mundësojmë që këto pajisje të hynë në universitetin tonë dhe tu shërbejnë studentëve të ardhshëm si vegël mësimi dhe hulumtimi në lëmenjtë përkatës, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme zbavitëse dhe interesante”, thonë studentet, transmeton Zhurnal.

Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit ku ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë sensori, që reagon në prekje (touch sensor), bën që roboti të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdojë rrugën.

Duke shfrytëzuar këtë punim parashikojmë që të inkurajojmë stafin dhe studentët tjerë në shfrytëzimin e kësaj teknologjie për module dhe lëmi të ndryshme, thonë studentet.

Sipas tyre, së shpejti në Universitetin e Evropës Juglindore do të formohet një “ROBOT CLUB”, ku studentët do të kenë mundësinë t’i shprehin idetë dhe aftësitë e tyre.

Burimi Lajmi /Knninfo
[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
flm shum per info qitash pe shoh qe jem tu perparu diqka ne shqiptart para njo 1 jave a 2 i ka qit me ni emision ne rtk per do studenta lujshin futboll me robota veq i kishin nreq me do te huj lujshin i mujten brravo ju koft, Na skem kushte me perparu se te fort jem Wink
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
shenje e mire Smile
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
kina a rrit
Big Grin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)