Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Zyrtare: Microsoft të blejë Skype !
#1
[Image: ?di=SPEP]

Duke konfirmuar thashethemet qe filluan te perhapen neper internet te dielen e fundit, Microsoft tani ka bere te ditur zyrtarisht qe do te bleje Skype. Këtë mëngjes shtypi tha se cmimi i cili Microsoft do të ofrojë për Skype, është rreth 8,5 bilion $ kesh, sic u zbulua më herët nga web-i i AllThingsDigital.

Duke u bazuar në shtyp, kjo lëvizje e rëndësishme e Microsoft do të rritë casjen e real-time video (video thirrje ne kohë reale) dhe komunikimin e zërit, duke sjellur perfitimi te të dy palët e konsumatorëve, ata privat dhe biznesemenë. Marrveshja gjithashtu do të zgjerojë markën botërore të Skype dhe arritjen e platformes së saj rrjetore, në të njëjtën kohë përmirësimin e produkteve të tanishme të bisedës në kohë reale. Marrëveshja është ende nën pritjen e Qeverisë, por Microsoft shpreson që ky biznes të mbyllet dikur në 2011. Microsoft planifikon të përdorë Skype i cili ka 170 Milion Përdorues, për shum produkte të tij, duke thënë në lëshimin e tij që Skype do të mbështetë pajisjet si : Microsoft XBOX LIVE, Kinect, Windows Phone dhe një shumë tjetër të produkteve me Windows. Microsoft gjithashtu do ti lidhë përdoruesit e Skype me Lync, Outlook, Xbox Live dhe me komunitete tjera... Microsoft do të vazhdojë të investojë dhe ti mbështetë klientët e Skype të cilët nuk posedojnë produkte me Windows. Marrëveshja do ta kthejë Skype në një ndarje të veten brenda Microsoft. CEO i tanishëm i Skype Tony Bates do të jetë Presidenti i ri i Microsoft Skype, dhe do të raportojë këtë direkt tek Presidenti i Microsoft Steve Ballmer. Ballmer është cituar në gazetë të ketë thënë: "Bates ka një provojë të mirë të liderit, dhe do ta cojë përpara Ekipin e Microsoft". Thashethemet për blerjen e Skype filluan të Enjëten, kur ishte raportuar që Facebook dhe Google janë në bisedime për blerjen e Skype. Sidoqoftë emri i Microsoft u shënua si blerës i mundshëm i Skype. Kjo është blerja më e madhe e bërë ndonjëherë nga Microsoft./eSportsKosova.com
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)