02-28-2021, 12:46 PM
Bookmarkët janë lidhje të uebfaqeve që e bëjnë më të lehtë vizitimin e vendeve të pëlqyera në internet. Por, nëse keni një listë të gjatë me bookmarkë, atëherë si do ta rifitioni një bookmark? Si do ta dni se ai bookmark është ai që po e kërkoni? Shtojca për Chrome, QuickMarks, e bën më të lehtë hapjen e bookmarkëve dhe gjithashtu rifitimin e atyre që ju jeni duke i kërkuar.
QuickMarks i hap bookmarkët në OmniBar; shkruani b dhe prekni sustën “Tab” ose sustën “space bar” dhe filloni ta shkruani emrin e bookmarkut që dëshironi ta hapni. Faktikisht, ju mund t’i bashkangjitni ndonjë urdhër ndonjë uebfaqes, për ta bërë më të lehtë hapjen në të ardhmen.
Për t’ia bashkangjitur një bookmarku një urdhër, ndryshojeni titullin e bookmarkut të uebfaqes, shkruajeni urdhërin tuaj dhe ruajeni. Herën tjetër kur dëshironi ta hapni atë faqe, shtypni sustën “b” (shtypni sustën Tab ose Space bar) dhe shkruajeni urdhërin tuaj. Faqja të cilën e keni bërë bookmark do të jetë e listuar. Shkarkoni QuickMarks per Google Chrome ketu
Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


