Poll: App Store vs Google Play
You do not have permission to vote in this poll.
Google Play
0%
0 0%
App Store
0%
0 0%
Total 0 vote(s) 0%
* You voted for this item. [Show Results]

Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
App Store Vs Google Play, Kush Fiton (Infografik)
#1
Apple App Store dhe Google Play Store janë dy dyqanet më të mëdha të aplikacioneve mobile në botë.

Por, shumë përdorues janë kuriozë të dinë se ku ndryshojnë nga njëri-tjetri në aspektin e shifrave. Në infografikun e mëposhtëm janë përmbledhur të dhënat e muajve të fundit të vitit 2013 për të bërë një krahasim mes të dyjave.

Kush është lançuar i pari? Apple App Store u lançua në 10 korrik 2008, ndërsa Google Play më 23 tetor 2008. Pra, në këtë rast, dyqani i Apple është hedhur online më shpejt.

Sa përdorues kanë akses në dyqan? Android, duke qenë një sistem më i përhapur e më i përdorur në smartfonë, u ofron akses më tepër përdoruesve në dyqan. Në Google Play kanë akses mbi 497 milionë përdorues ndërsa në App Store rreth 136 milionë.
  • [Image: hpGf7FK.jpg]
Cili dyqan ka numrin më të madh të aplikacioneve të disponueshme për shkarkim? Të dhënat e muajit qershor flasin për 900 000 aplikacione për App Store ndërsa Google Play kapi shifrën e një milion aplikacione në fund të muajit korrik.

Nga cili dyqan janë shkarkuar më tepër aplikacione? Sipas të dhënave deri në muajin maj 2013 nga App Store ishin shkarkuar 50 miliardë aplikacione ndërsa nga Google Play 48 miliardë të tilla.

Aplikacionet e cilit dyqan sjellin më tepër para? Nëse do të shihnim të ardhurat ditore që vijnë nga aplikacionet kemi një ndryshim të madh mes dy dyqaneve: në Google Play të ardhurat janë 1.1 milion $ në ditë ndërsa në App Store 5.1 miliardë $. Pra, të ardhurat nga App Store janë 4.6 herë më të larta se ato nga Google Play.

Cili nga dy dyqanet po rritet më shpejt? Në aspektin e të ardhurave totale, App Store ka përqindjen më të madhe të tregut. Mes dy dyqaneve ajo zinte 81% kundrejt 19% të Google Play në nëntor të 2012-s. Ndërkohë, në prill 2013, raporti ka ndryshuar. App Store përbën 73% të tregut ndërsa Google Play 27%. Ky i fundit është rritur me 8% në gjashtë muajt e fundit.

Në fund, kemi një barazim mes të dy dyqaneve. Mbetet në dorën tuaj të vendosni se cili është më i miri për ju.


(PCWorld Albanian)
every game begins with

eSportsKosova



eSports and Professional Gaming Community
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
App store po menoj braq :p
Shum nalt ish pa hyp ,
Edhe po dojke me ra .
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
google play ka shum app qe jon virus , e jon me mb t vogla dmth shum app palidhje ama qe lejohen n google play qata edhe ka ma shum app e edhe arsyja qe apple i ka telefonat shum t shtrejta e androidi ka shum t lira psh me 50 euro e mer ni telefon me android !
per mendimin tem osht app store, edhe osht ma i sigurt edhe i ka aplikacionet ma t qendrushme !
“Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (Isra, 14)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
po nuk krahasohet app store me google play bre... I ki 40mi lloje t'pajisjeve me Android po as1 nuk osht si iPhone! Kurren e kurres!! Edhe shumica pej tyne kopje t'iPhone po prap s'muj me iu afru.
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
iceboy Wrote:po nuk krahasohet app store me google play bre... I ki 40mi lloje t'pajisjeve me Android po as1 nuk osht si iPhone! Kurren e kurres!! Edhe shumica pej tyne kopje t'iPhone po prap s'muj me iu afru.
Per kopje u denu samsungu qito dit amo samsungu jo androidi.
E saper kto dy aplikacione google playstore(po foli per te na n`kosov sa e kemi pa) nuk bon mir, deri von s`ka bo hiq qitash e kan nreq kishe pak po e merr ni aplikacion e ki me reklama t`vin mesazha cdo dit. Po perkunder ksaj ka aplikacione t`mira si p.sh vlejn mu cek aplikacionet e Arlind Pajazitit nje nder to SHQIP TV ku munesh mi kqyr tona programet shqip n`device edhe nuk bllokon.
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
per google play sdi qa me than se skom pas samsung , ama menoj qi si app store ska <3
[Image: 193.192.58.12:27016]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
app store osht program me i mir sipas mendimit tem
kurse google play i ka shumicen e aplikacioneve viruse
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
apet ma i mir Apple Appstore se nuk lejojn produkte hack si cheats etj... di Google Play
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=IIIsveRu9vY[/youtube]
UNIKKATIL
THE BLOODY ALBOZ
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
app store definitivisht fenomenal
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=dMqm2s_Y79o[/youtube]

1+ THANKS
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)