Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
60 mijë euro laptopa për Kuvendarët e rinj të Kosovës?
#1
[Image: thumbnail.php?file=laptop_ne_preher_7272...cle_medium]

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të privilegjuar: marrin përafërsisht dy mijë euro pagë mujore, honorarë për çdo seancë në të cilën marrin pjesë dhe bonusa tjerë shtesë për çdo pjesëmarrje në komisionet e kuvendit, e përveç kësaj deputetët që këtë vit për herë të parë janë pjesë e legjislativit përfitojnë edhe nga një laptop të ri.


Pas zgjedhjeve në Kosovë, në kuvendin e Kosovës janë shtuar saktësisht 78 deputetë të rinj dhe të gjithë këta deputetë do të marrin nga një laptop të ri me vlerë prej 780 euro, që do të thotë përafërsisht 60,000 euro laptopa për kuvendarët e rinj. Gazeta Express ka njoftuar se kaq është vlera e mjeteve të cilën e ka ndarë Kuvendi i Kosovës nga buxheti për të siguruar laptop për deputetët e rinj, ndërsa për ta finalizuar këtë proces pritet të shpallet tenderi. E kur të përfundojë ai dhe kur të përfundojë mandati, laptopët do të përfundojnë mandatin bashkë me deputetët.

Por sa është e nevojshme që të blihet një laptop me vlerë prej 800 euro për një deputet? Performancat e një laptopi me një çmim të këtillë janë mbi mesataren, dhe gjejnë shfrytëzim tek një grup më i vogël i përdoruesve që kanë nevojë për ta por edhe që i kanë mjetet financiare.

Por a vërtetë duhet për një deputet një laptop kaq i shtrenjtë? Çfarë programe mund t’i përdorë një deputet? Ta supozojmë se përdorin Internet Explorerin, Messenger-in, Word-in dhe Excel-in, dhe në disa raste edhe PowerPoint-in.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të merren me projekte dizajni në Photoshop e as me projekte në After Effects, as me kreacione në AutoCAD e as me InDesign apo programim. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë punë me dokumente dhe për këto lloj punësh një laptop me një konfigurim mesatar që nuk kushton mbi 300 apo 400 euro do të kryente punë mjaftueshëm. Por sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës i ka procedurat e veta të furnizimit me teknologji dhe i ka të parapara kriteret që duhen plotësuar, por mbetet të shihet se çfarë laptop do të jenë në duart e tyre./pcworld.al
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Aahuahuahuauhauhaahua papam fare tash po marim lakmi tek kta Tongue
Ku filizat e kti kopshti jan bim qe un i di , jan shije per mi shije qe un si marr merzi.
cit.DMC
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
t`lumit na per kta lumat qe i kem Big Grin
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
op bre e Niva ... Ma mir Shkollat Ton me pas Kompjutera se Kuvendaret LapTop 1.500 Euro..
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
Jeta per ta ish kon,e per qytetar me hjek gjith!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
I kan bo senet o daj :A
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)