Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Aplikacionet Google Glass do të vijnë në fillim te 2014-s
#1
[Image: Google-Glass-Ad.jpg]

Një kompani, e specializuar në zhvillimin e aplikacioneve të Google, po zhvillon një sërë aplikacionesh për kompanitë dhe ndërmarrjet që do të përdorin Google Glass. Ato priten të vijnë në fund të këtij viti ose në fillim të 2014-s. “Jemi në fazat fillestare të zhvillimit për Google Glass,” u shpreh Dan McNelis, bashkëthemelues i Dito. Google Glass u prezantuan për herë të parë në vitin 2012. Që prej asaj kohe, sistemi është në fazën beta me zhvilluesit dhe pritet që të lançohet për publikun në fund të vitit 2013 ose në fillim të 2014-s. McNelis tha se po zhvillojnë si “Glassware” ashtu dhe aplikacionet në Google API (application programming interface – ndërfaqja programuese e aplikacioneve), si dhe po punojnë me rastet e përdorimit (use cases) për të krijuar aplikacione të personalizuara për Glass. Ata po përqëndrohen më tepër tek zhvillimi i aplikacioneve në modelim informacioni (BIM). Për shembull, një punëtor ndërtimi mund të kontrollojë gjatë punës së tij në terren nëse një shtyllë është në këndin e duhur apo në vendin e duhur. Ai shtoi gjithashtu se kësaj here po kujdesen për të mos zhvilluar aplikacione që qendrojnë mbi një API apo platformë në zhvillim, duke qenë se aplikacionet që kanë zhvilluar në situata të tilla janë refuzuar nga Google. Në fillim të muajit, këta të fundit lajmëruan se për momentin nuk do të lejonin njohjen e fytyrës dhe aplikacionet pornografike në Google Glass. Përmes Google Glass, përdoruesit kanë mundësi të navigojnë në ueb, të bëjnë foto apo të regjistrojnë video, të gjitha përmes komandave zanore. Jetëgjatësia e baterisë në pajisje është rreth 3 orë nëse bëhet përdorim normal, megjithatë McNelis shpreson që fuqia përpunuese dhe jetëgjatësia e baterisë të rriten me përditësimet e ardhshme të sistemit.

Burimi : <!-- m --><a class="postlink" href="http://albteach.blogspot.com/2013/06/aplikacionet-google-glass-per-kompanite.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://albteach.blogspot.com/2013/06/ap ... anite.html</a><!-- m -->
Allah <3

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©M3FAT1
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e M3FAT1 ose të përdoret pa miratimin e M3FAT1.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)