02-01-2021, 09:54 PM
Robonaut 2 i NASA-së është bërë një yll i vërtetë për sa i përket kësaj fushe të zhvillimit, dhe përveç dizajnit kreativ dhe efikas, dhe kërkesave të publikut për të dëgjuar gjërat të reja rreth tij, Robonaut 2 po përfiton së fundi edhe diçka tjetër që do ta shfrytëzojë si është më së miri: një kamerë profesionale 3D.
Roboti asistues i njeriut që e quan shtëpi Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ISS do të pajiset së shpejti nga një kamerë prej Panasonic e quajtur AG-3DA1, që sjellë mundësi për incizim të plotë 1080p 3D, dhe atë nën përkrahje të dy thjerrëzave dhe 2 sensorëve 3MOS 2 megapikselësh.
Panasonic gjithashtu do të dërgojë në fluturimin e radhës të anijes kozmike Atlantis për në ISS, monitor 25.5 inç 3D LCD si dhe laptop të fuqishëm të serisë Toughbook për të mundësuar hapat e mëtutjeshëm të nevojshëm për sigurinë e dokumenteve në anijen hulumtuese.
Kamera e re me të cilën do të pajiset Robonaut 2, kushton rreth 21,000 dollarë dhe para se gjithash (edhe pse asnjëra nuk e ka konfirmuar) duket se Panasonic e ka ofruar këtë kamerë në mbështetje të misioneve hulumtuese hapësinore të NASA-së. /pcworldalbanain
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)





qka po vyn ky sen allahile :A!