eSportsKosova - Gaming Community
Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic (/thread-3398.html)



Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic - iceboy - 02-01-2021

[Image: Robonaut_2_470164808.jpg&size=article_medium]

Robonaut 2 i NASA-së është bërë një yll i vërtetë për sa i përket kësaj fushe të zhvillimit, dhe përveç dizajnit kreativ dhe efikas, dhe kërkesave të publikut për të dëgjuar gjërat të reja rreth tij, Robonaut 2 po përfiton së fundi edhe diçka tjetër që do ta shfrytëzojë si është më së miri: një kamerë profesionale 3D.

Roboti asistues i njeriut që e quan shtëpi Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ISS do të pajiset së shpejti nga një kamerë prej Panasonic e quajtur AG-3DA1, që sjellë mundësi për incizim të plotë 1080p 3D, dhe atë nën përkrahje të dy thjerrëzave dhe 2 sensorëve 3MOS 2 megapikselësh.

Panasonic gjithashtu do të dërgojë në fluturimin e radhës të anijes kozmike Atlantis për në ISS, monitor 25.5 inç 3D LCD si dhe laptop të fuqishëm të serisë Toughbook për të mundësuar hapat e mëtutjeshëm të nevojshëm për sigurinë e dokumenteve në anijen hulumtuese.

Kamera e re me të cilën do të pajiset Robonaut 2, kushton rreth 21,000 dollarë dhe para se gjithash (edhe pse asnjëra nuk e ka konfirmuar) duket se Panasonic e ka ofruar këtë kamerë në mbështetje të misioneve hulumtuese hapësinore të NASA-së. /pcworldalbanain

[Image: fig01.gif]


Re: Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic - uranglobal - 02-02-2021

po qe fill 21,000$
21,000$ e blen ni golf 5


Re: Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic - BICAJT - 02-02-2021

ahahahha bash Tongue qka po vyn ky sen allahile :A!


Re: Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic - iceboy - 02-02-2021

rrafsh 20mi euro STRANGER e pava javen e kalume GOLF 5 0.00 t`kalume Big Grin