01-28-2021, 10:24 PM
![[Image: artficleyjpna.jpg]](http://ipko.net/portal/site/docs/tech/photo/artficleyjpna.jpg)
Shkencëtarët japonezë arritën të prodhojnë për herë të parë organin e syrit në laborator.
Zbulimi u botua në revistën Nature. Organi në fjalë është ai i një miu i lindur nga qelizat staminale e i zhvilluar spontanisht në provëz pas përzierjes së disa substancave që favorizonin rritjen e tij.
Syri artificial i lindur në një laborator hap një kapitull të ri për transplantin e retinës për t’i rikthyer shikimin mijëra personave që vuajne nga dëmtimi i saj.
Megjithatë, duhen edhe disa vite të tjera punë e kërkime që të mund të përdoren qelizat staminale e të ndërmerren operacione kirurgjikale kaq të komplikuara sa ndërhyrja në retinë.
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




