eSportsKosova - Gaming Community
Arrihet prodhimi artificial i syrit - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Arrihet prodhimi artificial i syrit (/thread-3253.html)



Arrihet prodhimi artificial i syrit - iceboy - 01-28-2021

[Image: artficleyjpna.jpg]

Shkencëtarët japonezë arritën të prodhojnë për herë të parë organin e syrit në laborator.

Zbulimi u botua në revistën Nature. Organi në fjalë është ai i një miu i lindur nga qelizat staminale e i zhvilluar spontanisht në provëz pas përzierjes së disa substancave që favorizonin rritjen e tij.

Syri artificial i lindur në një laborator hap një kapitull të ri për transplantin e retinës për t’i rikthyer shikimin mijëra personave që vuajne nga dëmtimi i saj.

Megjithatë, duhen edhe disa vite të tjera punë e kërkime që të mund të përdoren qelizat staminale e të ndërmerren operacione kirurgjikale kaq të komplikuara sa ndërhyrja në retinë.


Re: Arrihet prodhimi artificial i syrit - LongHorn - 01-28-2021

interesante kjo eshte arritje e madhe


Re: Arrihet prodhimi artificial i syrit - gambler - 01-29-2021

kto cka nuk kan arit vetem me e ngjall njerin apet qe smujn qeter cka dush :S Tongue


Re: Arrihet prodhimi artificial i syrit - iceboy - 01-29-2021

po de po , po hec shkenca shpejt... Smile