Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Grafika më e fuqishme në iMac
#1
Së shpejti pritet paraqitja e gjeneratës së re të kompjuterëve të tavolinës nga Apple, ndërsa në mbindërtimin e sistemit operativ Snow Leopard (10.6.7) janë paraqitur disa tregues për nënsistemin grafik. Qysh në versionin e fundit të MacBook Pro Apple ka filluar të përdorë kryesisht çipat grafik të AMD-së, e sipas informatave të deritanishme kështu do të jetë edhe në rastin e iMac.

Në mbindërtimin e sistemit operativ është zbuluar përkrahja për çipat grafik të gjeneratës Radeon HD 5000 dhe HD 6000 të AMD, në mesin e të cilëve është edhe më i fuqishmi Radeon HD 6970. Askund nuk përmenden procesorët grafik të Nvidias, e mbindërtimi i përmendur i sistemit operativ sjell edhe stabilitet më të madh si dhe korrigjon disa probleme me lidhjen e monitorëve të jashtëm të pranishëm tek modelet e rinj të MacBook Pro. Paraqitja e iMac-ëve me freskim harduerik pritet gjatë muajit maj.

[Image: grafika%20me%20e%20fuqishme%20ne%20imac.jpg]
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Ati osht ma i mir se nVidia, kto e din edhe nVidia vet! E per te processori me Intel ska Smile

Mac n`pergjegjsi m`pelqejen veq kta MacBook Pro (versionet e reja qe jon dal) se kshtu nuk marr vesh shum n`ta... edhe ky iMac so i keq, po MacBook Pro m`duket ma i pershtatshem Smile
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: