![]() |
|
Grafika më e fuqishme në iMac - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Grafika më e fuqishme në iMac (/thread-2944.html) |
Grafika më e fuqishme në iMac - SkilleR - 01-16-2021 Së shpejti pritet paraqitja e gjeneratës së re të kompjuterëve të tavolinës nga Apple, ndërsa në mbindërtimin e sistemit operativ Snow Leopard (10.6.7) janë paraqitur disa tregues për nënsistemin grafik. Qysh në versionin e fundit të MacBook Pro Apple ka filluar të përdorë kryesisht çipat grafik të AMD-së, e sipas informatave të deritanishme kështu do të jetë edhe në rastin e iMac. Në mbindërtimin e sistemit operativ është zbuluar përkrahja për çipat grafik të gjeneratës Radeon HD 5000 dhe HD 6000 të AMD, në mesin e të cilëve është edhe më i fuqishmi Radeon HD 6970. Askund nuk përmenden procesorët grafik të Nvidias, e mbindërtimi i përmendur i sistemit operativ sjell edhe stabilitet më të madh si dhe korrigjon disa probleme me lidhjen e monitorëve të jashtëm të pranishëm tek modelet e rinj të MacBook Pro. Paraqitja e iMac-ëve me freskim harduerik pritet gjatë muajit maj.
Re: Grafika më e fuqishme në iMac - iceboy - 01-16-2021 Ati osht ma i mir se nVidia, kto e din edhe nVidia vet! E per te processori me Intel ska Mac n`pergjegjsi m`pelqejen veq kta MacBook Pro (versionet e reja qe jon dal) se kshtu nuk marr vesh shum n`ta... edhe ky iMac so i keq, po MacBook Pro m`duket ma i pershtatshem
|