Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Xperia X10 do të përfitojë Android 2.3 Gingerbread
#1
[Image: xperiax10_974772709.jpg&size=article_medium]

Së fundi është vërejtur një prani e Android Gingerbread në celularin e mençur Xperia X10, por tani duket se Sony Ericsson nuk ka dëshirë që të qëndrojë anash në këtë drejtim dhe ka vendosur që edhe zyrtarisht të sjellë versionin 2.3 të Android në celularin e saj.

Më parë Sony Ericsson pati deklaruar se nuk ka plane për të avancuar celularin Xperia X10 përtej Android 2.1 Eclair, por duket se ata kanë ndryshuar mendjen e tyre dhe do të sjellin Gingerbread në X10 në fund të çerekut të dytë apo në fillim të çerekut të tretë.

“Ne planifikojmë të sjellim Android Gingerbread në Xperia X10 gjatë çerekut të dytë apo në fillim të çerekut të tretë të këtij viti. Ne kemi dëgjuar kërkesat tuaja vazhdimisht por deri më sot nuk kemi qenë në gjendje të konfirmojmë diçka për ju. Produktet tona të serisë Xperia kanë gjetur prërkahjen tuaj prandaj ne po fillojmë punën në projektin special për të sjellë Gingerbread në Xperia X10” tha në një koment zyrtar Sony Ericsson.

Padyshim se për pronarët e Xperia X10 ky është një lajm shumë i mirë dhe është mirë të dëgjohet kur kompani si Sony Ericsson dëgjojnë kërkesat e konsumatorëve të tyre dhe sjellin në duart e tyre atë që po kërkohet. /pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)